16:37 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Çfarë po diskutojnë ”kokë më kokë” sot Rama dhe Basha (DETAJET)

11:26 | 18/05/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Çfarë po diskutojnë ”kokë më kokë” sot Rama dhe Basha (DETAJET)

U shoqërua me duartrokitje deklarata e të dyve mbrëmë, dakordësia në një marrëveshje duke pranuar paketën ”McAllister Plus” artikuluar nga kryedemokrati Lulzim Basha  dhe mbështetur nga kryeministri Edi Rama. Sot, në mëngjes, kanë menduar të vazhdojnë takimin sërish, në Pallatin e Kongreseve. Por çfarë janë duke diskutuar tani Rama dhe Basha?

”Shuplaka” mëson nga burimet se Rama dhe Basha po vazhdojnë diskutimet rreth detajeve të papërfunduara ditën e djeshme dhe po detajojnë në letër pikat e marrëveshjes, mes tyre dhe data e saktë e zgjedhjeve.

Sot nuk po diskutohet për emra konkretë, që pritet t’i propozojë Basha, lidhur me pozicionet e Zv.kryeministrit, ministrave dhe zv.ministrave.

Nga ana tjetër, mësohet se çadra e demokratëve do të mbyllet shpejt, me t’u detajuar në letër marrëveshja, duke marrë garancitë maksimale për vënien në jetë të paketës ”McAllister Plus”.

20 PIKAT E PAKETËS McALLISTER PLUS:

  1. Një zëvendës Kryeministër i përkohshëm (person jo-politik), i propozuar nga opozita;
  2. Caktimi konsensual i katër ministrave (ekspertë teknik të respektuar) me qëllim parandalimin e keqpërdorimit të administratës publike dhe ndikimeve në procesin zgjedhor;
  3. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i zgjedhur nga opozita;
  4. Avokati i Popullit i zgjedhur nga opozita;
  5. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, te cilat do te garantojnë standardet më të larta të nevojshme për zgjedhje të lira dhe të ndershme;
  6. Përzgjedhja konsensuale e një kandidati të respektuar për President, i pranueshëm për Qeverinë dhe për Opozitën. (Nuk është më e mundur pasi Presidenti tashmë është zgjedhur në Parlament vetëm me votat e shumicës qeverisëse)
  7. Krijimi i një ministrie të re speciale, të drejtuar nga një figurë politike e zgjedhur nga opozita, e cila do të merret ekskluzivisht me zbatimin e çdo hapi që duhet të merret, në mënyrë që në të ardhmen shqiptarët mund të kenë mundësinë të votojnë përmes një sistemi elektronik.
  8. Ndryshime në ligjin për transparencën e financimit të partive politike.
  9. Ndryshime në Kodin Penal, dënime më të ashpra për blerjen e votës, fotografimin e fletës së votimit dhe krime të tjera lidhur me zgjedhjet.
  10. Burime shtesë për KQZ-në për të monitoruar financimin e zgjedhjeve dhe transparencën e shpenzimeve, duke përfshirë auditues ndërkombëtarë për financimin e fushatës së partive politike dhe ndryshime të mundshme në ligjet përkatëse.
  11. Emërimi i ekspertëve teknikë si zëvendësministra në ministritë që mund të ndikojnë në procesin zgjedhor, të ndihmuar nga partnerët ndërkombëtarë, të cilët do të monitorojnë çdo çështje që ka të bëjë me procesin zgjedhor
  12. Caktimi i përkohshëm i personave të respektuar, të cilët nuk përfaqësojnë parti politike, si zyrtarë të lartë të Ministrisë së Arsimit dhe Policisë dhe monitorim i fortë ndërkombëtar për të parandaluar abuzimet e mundshme të administratës publike.
  13. Strukturë e veçantë në Policinë e Shtetit për të monitoruar problemet e lidhura me zgjedhjet, të përbërë nga Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm dhe 12 Zëvëndës Drejtorë rajonalë, të ndihmuar nga PAMECA dhe ICITAP.
  14. Shtyrja e zgjedhjeve deri më 16 korrik (Ky propozim daton që nga 25 prilli, pra 3 javë para se propozimi i integruar ju prezantua palëve!)
  15. Droga:
  • Komuniteti ndërkombëtar do të monitorojë çrrënjosjen e kanabisit.
  • Pjesëmarrja e opozitës në Task Forcën Kombëtare të luftës kundër Drogës.
  1. Dekriminalizimi (Largimi dhe parandalimi i kriminelëve nga mbajtja ose kërkimi i posteve publike)
  • Partitë politike angazhohen publikisht për ekzaminimin e fortë të kandidatëve në listat partiake dhe të koalicionit.
  • KQZ ekzaminon kandidatët nëpërmjet personelit shtesë, me mbështetje  ndërkombëtare (të plotësuara në përputhje me Ligjin e Dekriminalizimit dhe Kodin Zgjedhor)
  • Angazhimi i SHBA dhe partnerëve të tjerë për t’u dhënë Kryetarëve të partive politike rekomandime të mbështetura mbi të dhënat penale të kandidatëve.
  1. Mbështetje ndërkombëtare për forcimin e monitotorimit të regjistrit të zgjedhësve.
  2. Mbështetje ndërkombëtare për KQZ-në për ngritjen e linjave telefonike të ndihmës, për vëzhgimin dhe shqyrtimin e ankesave mbi ligjin e shërbimit civil dhe blerjen e votës.
  3. Mbështetje ndërkombëtare për vëzhgimin e rolit të medias në zgjedhje dhe caktimin e segmenteve orare në media. Ndalimi i transmetimeve të videokasetave të partive politike të regjistruara më parë pa identifikim të qartë.
  4. Kthimi i Opozitës në Parlament, për formimin e Komisioneve të Vetingut.” (V.G/SHUPLAKA)

 

 

Etiketa: Bashaedi ramalulzim basharama
Pas

Udhëkryq, njerëzit sillen me hapa të garrametshëm, shpresojnë dhe zhgënjehen

Para

Juventus drejt kompletimit të tripletës, pengesa e madhe mbetet Reali Madridit

Para
Juventus drejt kompletimit të tripletës, pengesa e madhe mbetet Reali Madridit

Juventus drejt kompletimit të tripletës, pengesa e madhe mbetet Reali Madridit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Emocionuese! Djaloshi shqiptar me aftësi të kufizuara, Trump pret në Zyrën Ovale familjen Xhaferi

Ambasadorja e Kanadasë merr pjesë në festimet e ‘Tirana Pride 2025’, Golberg: Ndërtojmë një të ardhme më të mirë, me krenari dhe në diversitet

Ronaldo ‘Fenomeni’ shet të gjitha aksionet te Real Valladolid pas protestave nga tifozët

Itali/ Çifti i shqiptarëve kapet me 23 kg kokainë të pastër me kodin ‘357’ në banesë, gjenden edhe mbi 11 mijë euro cash të fshehura pas një pikture!

Në luftë për një tas ushqim/ Palestinezët vrapojnë të marrin vaktet nga ndihmat humanitare

“Po nxisim investime të reja”, SHBA nis me lehtësimin e sanksioneve ndaj Sirisë

Përgjimet e “urës” së drogës, në pikat kufitare kalohej jo vetëm ngarkesa, por edhe trafikantë

Lezhë/ I shpallur në kërkim për vjedhje, vihet në pranga me qëllim ekstradimin drejt Kosovës 28- vjeçari

Presidenti Begaj në SHBA, takohet me zyrtarin e lartë amerikan

Hakerët rusë shënjestrojnë kamerat e sigurisë në Rumani

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.