Klaudia Pepan dhe Nora Istrefin nuk i kemi parë ndonjëherë bashkë, por ja që dy artistët po kurdisin diçka bashkë. Në një postim të bërë në “Instastory”, balerina dhe këngëtarja duket se po bëjnë prova në një sallë kërcimi.
Në foton e postuar nga Klaudia nuk është shkruar diçka që të thotë se çfarë i ka bërë bashkë dy bukuroshet, por nga poza e marrë duket se vajzat janë duke përgatitur koreografinë e një klipi të mundshëm, të ndonjë kënge që Nora do të publikojë.
Dihet që këngëtarja ka kohë pa dalë me një projekt të ri dhe kjo verë mund të jetë ideale për tu rikthyer. Ndërkohë që ne presim gjithë kureshtje që të bëhet e ditur se çfarë po “thur” Klaudia dhe Nora në këtë sallë kërcimi.
(M.Q/Faxweb)