14:05 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Çfarë po luhet me Milot-Balldren? Koncesionari ‘rrëzon’ Braçen: E mora vesh në TV, vijon puna

20:33 | 07/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Çfarë po luhet me Milot-Balldren? Koncesionari ‘rrëzon’ Braçen: E mora vesh në TV, vijon puna

Zëvendëskryeministri Erion Braçe deklaroi se një nga kontratat më kontroverse koncesionare të qeverisë së tij, ajo për ndërtimin e rrugës Milot-Balldren “nuk bëhet”, duke shprehur skepticizëm për një kontratë që shumë e kanë parë me dyshime. Sipas Braçes, qeveria e ka bërë të ditur këtë që para një muaji “kur i pa se kompania nuk i përgjigjet dot kontratës”. Braçe nuk bëri të ditur se kur e si qeveria “e ka bërë të ditur” para një muaji që kjo kontratë “nuk bëhet”.

Por Ndue Kola, drejtor i kompanisë ANK që ka fituar koncesionin, i tha BIRN se ai ishte informuar mbi deklaratën e Braçes vetëm të shtunën në mëngjes dhe se ai ishte duke vijuar punën normalisht për zbatimin e saj.

“Unë jam duke aplikuar për kredi. Kontrata ka hyrë në fuqi më 4 tetor dhe unë kam afat deri në 4 tetorin e ardhshëm për fillimin e zbatimit,” tha Kola në një bisedë telefonike.

Braçe, i cili gjendej në emisionin Prokokacija në një kohë që qeveria është nën presion për të anuluar disa nga projektet më të debatueshme të qeverisë Rama për të zhvendosur fondet në ndihmë të familjeve të goditura nga tërmeti i 26 nëntorit, nuk iu përgjigj menjëherë pyetjeve me SMS të BIRN nëse komentet e tij ishin një opinion, d.m.th., ai mendon se kontrata nuk do të realizohet, apo ishin një fakt i llojit “qeveria ka vendosur të tërhiqet prej saj”.

Kryeministri Edi Rama është prej vitesh nën kritika si nga opozita politike ashtu edhe nga organizmat ndërkombëtare si FMN apo Banka Botërore, të cilat vlerësojnë se kontratat koncesionare të tij janë produkt i procedurave jokorrekte të prokurimit,  mbartin rreziqe të larta për financat publike dhe nuk ofrojnë vlerë për të justifikuar kostot.

Koncesioni në fjalë synon të ndërtojë një autostradë me distancë 17 kilometra e cila lidh kryqëzimin e Milotit me fshatin Balldre në veri të Lezhës dhe ka një kosto prej afro 32 miliardë lekësh. Koncesioni është fituar nga dy kompani vendëse, të cilat hodhën fillimisht një propozim të pakërkuar dhe më pas dolën fituese të tenderit ku nuk kishte garë të mirëfilltë.

Pasi tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi dëme të shumta, qeveria u përball me kërkesën e anulimit të së paku një pjese të këtyre kontratave koncesionare për zhvendosjen e fondeve të tyre në ndihmë të familjeve dhe bizneseve të goditura nga tërmeti. Pak ditë më parë, Partia Demokratike në opozitë iu bashkua thirrjeve për anulimin e kontratave koncesionare në kushtet e katastrofës natyrore por kryeministri Edi Rama deklaroi se ai nuk ka ndër mend të heqë dorë prej tyre. Sipas Ramës, koncesionet si ai i kontrollit shëndetësor apo i seteve kirurgjikale janë shumë të mira dhe nuk duhet të hiqen. Rama vetë nuk ka folur mbi propozimin për anulimin e së paku dy kontratave koncesionare të cilat nuk kanë nisur ende zbatimin: segmenti Milot-Balldre dhe ai Orikum-Dukat.

Vetë Braçe në Provokacia ndërsa shprehu opinionin e tij personal “kundër koncesioneve në tërësi” u  përpoq të mbronte koncesionet e dhëna nga qeveria “Rama” ndërsa sulmoi si të këqija koncesionet e dhëna nga qeveria “Berisha” deri në vitin 2009 apo nga qeveria “Berisha-Meta” deri në vitin 2013. Braçe i quajti koncesionet e qeverisë së tij “partneritet publik privat” ndërsa ato të qeverisë “Berisha” si vetëm koncesione.

Sipas Braçes, koncesionet e Berishës në përgjithësi i paguajnë qytetarët drejtpërsëdrejti ndërsa ato të Ramës i paguan “buxheti i shtetit”.

Pavarësisht nëse janë koncesione apo partneritete publike-private, për të trija qeveritë këto lloj kontratash janë bërë simbol i lidhjeve të ngushta mes qeverisë dhe bizneseve klienteliste, ku investimet private të premtuara në këto kontrata janë një pjesë e papërfillshme e sasisë së fondeve të thithura, qoftë drejtpërsëdrejti nga qytetarët, qoftë në mënyrë indirekte nga qytetarët përmes taksave dhe buxhetit të shtetit. /BIRN

Pas

FOTOT/ Serbia bëhet me helikopterë të rinj nga Rusia, Vuçiç nuk e fsheh lumturinë

Para

Icardi hynë në histori, magjeps tifozët e Paris Saint-Germain. Më i mirë se Ibra, Weah dhe Neymar!

Para
Nuk do ta besoni! Zbulohen pagat e Navas dhe Icardi, ja cili fiton më shumë te PSG

Icardi hynë në histori, magjeps tifozët e Paris Saint-Germain. Më i mirë se Ibra, Weah dhe Neymar!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident tragjik me Jet Ski/ Humb jetën turisti i huaj, në gjendje të rëndë edhe një 31-vjeçare. Detajet

Punëtori i huaj humbi jetën në kantierin e ndërtimit, arrestohet inxhinieri! Administratori i firmës dhe një tjetër shpallen në kërkim

Mesha përmbyllëse për Jubileun e Fëmijëve dhe të Moshuarve/ Vatikani mbushet me fëmijë, Papa Leo XIV: Familjet janë djepi i së ardhmes

Tiranë/ Mashtronte me pagesat e TVSH-së, arrestohet shtetasi italian

Kërcënimet ndaj vajzës së kryeministres Meloni, autor rezulton një profesor gjermanishteje: Gjest impulsiv prej budallai

Tiranë/ Të implikuar në shitje kokaine dhe hashashi, 3 të arrestuar në kryeqytet! Njëri e hodhi drogën nga dritarja e makinës

E rëndë në Durrës/ Policia Kufitare gjen 2 turistë me motor uji të fikur në det, njëri vdes në port, tjetri dërgohet në spital!

Greqi/ Bie nga lartësia në Korfuz, plagoset turisti

Akuzohen për korrupsion, Turqia arreston 4 anëtarë të tjerë të opozitës

Hasani, vizita zyrtare në Qipro dhe Greqi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.