23:59 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Çfarë po ndodh me Euron? Arrin kuotën më të ulët në 10 vitet e fundit

14:48 | 24/12/2018
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Çfarë po ndodh me kursin e këmbimit? Euro bie sërish, fuqizohet Dollari

Euro ka nisur të bijë me shpejtësi në javën e fundit të vitit në raportet e këmbimit me lekun.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro këmbehej sot me 122.76 lekë, duke rënë me 0.19 lekë në krahasim me ditën e premte dhe duke vendosur një tjetër rekord të ri që prej muajit gusht 2008, kur këmbehej mesatarisht me 121.44 lekë.

Pas fluksit të emigrantëve në Shqipëri, ishte e pritshme një rënie e kursit të euros.
Tradicionalisht ata sjellin më shumë valutë në vend, duke rritur ofertën për euro .Gjithnjë javën e fundit të dhjetorit monedha e përbashkët fiton pikë.

Në kahun tjetër, ekspertët e tregut valutor pohojnë se qarkullimi i monedhës vendase mbetet i dobët, për shkak dhe të konsumit të frenuar, duke kufizuar ofertën në lekë, çka po ndikon në forcimin e saj. Edhe të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se oferta e parasë këtë vit ka ardhur në rënie.

Mungesa e qarkullimit të lekut dhe oferta e shtuar në valutë kanë bërë që këtë vit, efektet sezonale të fillojnë të ndihen më shpejt. Gjatë gjithë dhjetorit, euro vetëm ka shënuar rënie, duke humbur 1.5 lekë vetëm gjatë 24 ditëve të para të muajit.

Ekspertët e tregut valutor presin që në fillim të vitit të ardhshëm euro të stabilizohet disi, megjithëse zhvillimet e dy tre viteve të fundit kanë rezultuar të paparashikueshme, teksa rënia e fortë e euros nuk shpjegohet zyrtarisht me përmirësim të dukshëm të bilancit të llogarisë korente (hyrje-daljeve të valutës në vend). Në tremujorin e parë dhe të tretë, madje ky bilanc u përkeqësua, çka teorikisht duhet të kishte ndikuar në forcimin e euros, por në fakt ndodhi e kundërta.

Banka e Shqipërisë nisi një seri ndërhyrjesh në qershor, kur euro ra me shpejtësi nga rreth 134 lekë në fillim të vitit në 124.17 lekë në 5 qershor, ku bleu më shumë se 100 milionë euro, por nga muaji shtator ajo sinjalizoi tregjet për tërheqje, çka bëri që monedha e përbashkët të hynte sërish në një trajektore të pandalshme rënëse./Monitor

 

Pas

Ups! Ministrja e Ramës nxjerr zbuluar Valbona Selimllarin, i publikon pamjet e shtëpisë (Video)

Para

Qeveria e Kosovës miraton projektligjin për dialogun me Serbinë

Para
E FUNDIT/ A ka rënë qeveria në Kosovë? Ministrat nuk i shkojnë Haradinajt në mbledhje

Qeveria e Kosovës miraton projektligjin për dialogun me Serbinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rusia dhe Kina, sulm i njëkohshëm ndaj NATO-s dhe Tajvanit? Rutte: Kështu rrezikojmë luftën e tretë botërore

Varka të vogla sulmojnë një anije tregtare britanike në brigjet e Jemenit, hapet zjarr nga të dyja palët

Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve tragjike: Shumë jetë të humbura dhe të tjerë të zhdukur! Po punojmë ngushtë me udhëheqësit lokal, u shpëtuan mbi 850 njerëz

Turqia “superfuqi” e automjeteve elektrike, Erdogan teston modelin e ri T10F në Stamboll

Dëmtimi horror, Musiala ka thyer fibulën e majtë, Donnarumma i kërkon falje

“Putini do të vazhdojë të vrasë njerëz”, Trump: Ukraina ka nevojë për ‘Patriotët’

Sulm i armatosur ndaj një anijeje greke në brigjet e Jemenit. Në incident u përfshinë dronë dhe anije të vogla

Korriku ‘djeg’ 33 mln euro vetëm për blerje energjie! KESH: Nga janari deri në korrik 90 mln euro import

Shefi i NATO-s zbulon si do të nisë Lufta e III Botërore, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike holandeze!

Kolonët izraelitë sulmojnë ekipin e Deutsche Welle në Bregun Perëndimor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.