17:03 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Çfarë po ndodh me gjobë 110 mln euro ndaj Shqipërisë? Arbitrazhi rihap gjyqin me Becchettin

16:47 | 31/08/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Çfarë po ndodh me gjobë 110 mln euro ndaj Shqipërisë? Arbitrazhi rihap gjyqin me Becchettin

Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit në Uashington pezulloi ekzekutimin e gjobës 110 milionë euro kundër Shqipërisë për konfliktin me biznesmenin italian, Francesco Bechetti, pasi çështja mund të rishqyrtohet. Pezullimin provizor i gjobës ka ardhur pas ankesës së Qeverisë shqiptare ndaj vendimit, që ndëshkoi Shqipërinë me gjobën më të madhe në historinë e shtetit shqiptar.

Në 24 prill, Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit për konfliktet e investimeve, e njohur ndryshe si ICSID, e gjobiti Shqipërinë me 110 milionë euro për konfliktin me biznesmenin italian, Francesco Beccheti. Por edhe pse vendimi është i formës së prerë, Gjykata e cila është pjesë e bankës botërore, lejon ankimimin kur plotësohen disa kushte të caktuara. Ky është mekanizmi që ka shfrytëzuar Qeveria shqiptare për të kërkuar anulimin e vendimit dhe shfuqizimin e gjobës.

Kërkesa e Avokaturës së Shtetit për anulimin e gjobës është pranuar nga Gjykata në datën 27 gusht dhe menjëherë Sekretari i Përgjithshëm i kësaj Gjykate ka njoftuar të dy palët e përfshira në konflikt, si Qeverinë shqiptare ashtu dhe biznesmenin Becchetti, për pezullimin e përkohëshëm të ekzekutimit të gjobës.

Sipas njoftimit të publikuar nga gjykata, rezulton se qeveria shqiptare ka ndryshuar dhe studion ligjore që do të bëjë mbrojtjen e Shqipërisë. Nëse në gjyqin e parë Shqipëria u përfaqësua nga 4 avokatë britanike, këtë herë Avokatura e Shtetit ka përzgjedhur Foley Hoag, një studio amerikane nga më të njohurat në botë për mbrojtjen e shteteve në konfliktet gjyqësore.

Kjo është hera e parë që Shqipërisë i pranohet ankimimi i një vendimi të formës së prerë në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit për konfliktet e investimeve.  Pas këtij hapi, gjykata pritet të ngrejë një komision me tre gjyqtarë, të cilët nuk kanë marrë pjesë në gjyqin e parë. Dhe është ky komision i cili do të vendosë nëse do ta lërë në fuqi apo ta anulojë gjobën.TCH

Etiketa: agon channelgjoba nda shqiperisepezullohet
Pas

Shtatzënë për herë të dytë? Rezarta Shkurta fotografohet me bark të rrumbullakosur

Para

Humbi betejën me kancerin, ndërron jetë aktorja amerikane

Para
Humbi betejën me kancerin, ndërron jetë aktorja amerikane

Humbi betejën me kancerin, ndërron jetë aktorja amerikane

Discussion about this post

 



Të Fundit

Nga mesfushori i Lecces te futbollisti që u grumbullua për herë të parë, ja katër lojtarët që do e ndjekin nga tribuna ndeshjen Shqipëri-Serbi

Turisti gjerman rrëzohet në alpet e Valbonës, Policia i vjen në ndihmë

Shkëmbimi i të burgosurve, Rusia akuza Ukrainës për shtyrjen e papritur të marrëveshjes

HIV në rritje në Kosovë, 10 raste të reja në pesë muaj

Tërmet i fuqishëm 5.3 ballë godet Greqinë, epiqendra zbulohet në Selanik

Moska kërkon dialog me SHBA-në, diplomati i lartë rus zbardh arsyen

Izraeli pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

Merr flakë një makinë në bypass-in e Vlorës, shuhet nga zjarrëfikëset

Durrës/ Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdylajve, Gjykata lë në burg 2 të arrestuarit! Berisha dhe Ndoni ndihmuan 3 autorët e vrasjes së Ermir Dedjas

Ndihmësi i Trump sulmon Elon Musk: Emigrant i paligjshëm, do vetëm lekë!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.