Vjollca Hoxha dhe fëmijët e saj Lorela, Sara, Redia dhe Itan janë në një gjyq të gjatë, që vazhdon prej muajsh, për të marrë pronësinë e ”Top Channel”, një nga televizionët më të rëndësishëm në vend.
Përballë saj dhe fëmijëve të të ndjerit Dritan Hoxha, ndodhen Albert Sino dhe Aurel Baci.
Por çfarë po ndodh me odisenë e gjatë të çështjes? Zvarritje e ndryshime gjyqtarësh, por sot është vendosur hedhja e shortit në përzgjedhjen e gjyqtarit, i cili do të mbahet në orën 12 të mesditës.
Mediet hedhin dyshime për manipulime, por duhet të presim për të mësuar emrin e anëtarit të tretë të trupës gjykuese, që do të zëvendësojë Zegjine Sollakun. Dy emrat që përmenden, si opsione për të qenë pjesë janë kryetari i Gjykatës Hysni Demiraj dhe ish-kryetari i Gjykatës së Tiranës Fatri Islamaj.
”Shuplaka” sjell në galeri gjithë historikun e shorteve të një prej çështjeve më të mediatizuara të gjyqësorit. (V.G/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1616″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]