19:01 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Çfarë po ndodh me minatorët e bllokuar në Bulqizë, VIDEO nga momentet e kërkim-shpëtimit

22:04 | 08/02/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Çfarë po ndodh me minatorët e bllokuar në Bulqizë, VIDEO nga momentet e kërkim-shpëtimit

Ministria e Energjisë dhe Industrisë informon mbi ecurinë e deritanishme të operacionit të kërkimit të tre minatorëve kinezë, të cilët kanë mbetur të bllokuar në minierën e Bulqizës, pas shpërthimit të së shtunës.

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, ministria bën me dije se ashtu siç u raportua edhe në media, pas mesditës së sot me grupi i shpëtimit u detyrua të ndërpriste kërkimet, për shkak se raportohej për rrjedhje gazi.

“Pas mesditës së sotme u bë ajrimi i minierës dhe futja e katër punonjësve të ekipit të avaro-shpëtimit. Ata arritën të bëjnë vetëm 70 metra drejt objektivit pasi sapo kaluan nivelin e 16 u dha sinjali i ngjitjes lart për shkak të përqindjes së lartë të gazit hidrogjen në ajër. Në këto kushte, u reagua menjëherë nga ekipi drejtues i avarive dhe u nxor grupi sërish në nivelin e 14 për të mos rrezikuar jetën e tyre.”, shkruhet në njoftim.

Krahas njoftimit, pamje të rralla janë publikuar nga momentet e operacionit të kërkim-shpëtimit. Grupet e shpëtimit, me uniforma dhe mjete pune nga më të ndryshmet, shfaqen në nivele të ndryshme të minierës, nga e cila po përpiqen të nxjerrin tre minatorët kinezë, të cilët patën fatin e keq të bllokoheshin, pas shpërthimit të gazit pesë ditë më parë.

Ndërkohë, zv.ministri Gëzim Musabelli, po shqyrton mundësi të reja për përforcimin e sistemit të ajrimit dhe tentativat e shpëtimit.

“Nga niveli 14 deri në nivelin e 21 ku dyshohet se ndodhen minatorët është një distancë prej 240 metrash. Ekipi drejtues i operacionit nën kordinimin e zv.ministrit të Energjisë dhe Industrisë z.Gezim Musabelli po shqyrton një mundësi të re për përforcimin e sistemit të ajrimit dhe do të vazhdojë punën edhe gjatë natës me shpresën se mëngjesin e nesërm mund të provohet një tjetër tentativë për të zbritur grupet e shpëtimit në nivelin 21.”, vazhdon më tutje njoftimi. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Bulqizeministria e energjise
Pas

Reagon Manjani: Vetëm Rusia zbaton teorinë që fajin e ka opozita për çdo të keqe

Para

Skandal, infermieri tregon kushtet e mjerueshme të Urgjencës: Këto janë aparaturat e Beqajt që gënjente popullin (VIDEO)

Para
Skandal, infermieri tregon kushtet e mjerueshme të Urgjencës: Këto janë aparaturat e Beqajt që gënjente popullin (VIDEO)

Skandal, infermieri tregon kushtet e mjerueshme të Urgjencës: Këto janë aparaturat e Beqajt që gënjente popullin (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

Aksidenti i trefishtë në Elbasan, policia jep detaje. 30-vjeçari me plagë në kokë transportohet drejt spitalit të Traumës në Tiranë

Pjesë e trafikut të drogës në Finlandë, mes 9 të arrestuarve Dorjan Luzaj dhe Geraldo Seferaj (Emrat e të pandehurve)

Emigrantët/ Kryeministri i Sllovakisë vlerëson Melonin: Po zgjidhjeve si modeli i Shqipërisë, mbështetje e plotë për vendet e sigurta

Policia franceze arreston tre serbë: dyshohet se me urdhër të Rusisë përlyen me ngjyrë disa objekte hebraike në Paris

”Copernicus”: Tymi nga zjarret në pyjet kanadeze mbërrin në Evropë

Përmbyset autobusi në Meksikë, 11 viktima dhe dhjetëra të plagosur

Ushtarët Amerikanë stërvitje të përbashkët me Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Kosovës në Bizë

Petkoviç në Bruksel: Nuk mund të ketë dialog për Preshevën e Bujanocin

Shembja e dy urave hekurudhore, Rusia akuzon Ukrainën për “akte terrorizmi”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.