23:31 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Çfarë po ndodh me paratë e ‘pista’? Noterët dhe Hipotekat rrisin raportimet (Shifra)

08:39 | 18/04/2019
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Indeksi i Bazelit/ Shqipëria vijon të mbetet lavatriçe e parave të pista, renditet e 10-ta në Europë dhe Azi

Subjektet që kanë detyrimin e raportimit të aktiviteteve të dyshimta pranë Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave kanë dërguar vitin e shkuar 1525 sinjalizime pranë këtij institucioni. Ky është numri më i lartë i raportimeve në raport me katër vitet paraardhëse ndërsa në raport me 2017 kemi një rritje me 10.2 për qind.

“Gjithashtu, vihet re dhe një rritje e ndërgjegjësimit të subjekteve raportuese në lidhje masat parandaluese që duhen marrë. Raporti i aktivitetit të dyshimtë e dërguara nga noterët dhe shoqëritë e transfertave kanë pësuar rritje të ndjeshme, krahasuar me vitin e mëparshëm, ndërkohë që ato të dërguara nga bankat, zyrat e këmbimit valutor dhe shoqëritë e tregtimit të mjeteve motorikë kanë shënuar rënie” vlerëson DPPPP.

Por si paraqitet pjesa e raportimeve në shifra. Për vitin 2018 nga ana e bankave janë dërguar pranë DPPPP të paktën 563 raportime për aktivitet të dyshimtë. Kjo është me një ulje në raport me vitin paraardhës. Shoqëritë e transfertave nga ana tjetër kanë rritur me rreth 50 për qind duke kapur nivelin 247 raportime. Rritje të dukshme kanë pësuar raportimet nga noterët të cilët nga 254 në vitin 2017 arritën 469 deri në fund të vitit të shkuar.

Nga ana e institucioneve shtetërore rritjen më të dukshme e ka pasur Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme cila raportoi për 164 raste ndërkohë që një vit më parë kishte vetëm gati gjysmën e kësaj shifre. Rënie të raportimeve për raste të dyshimta kanë pasur shoqëritë e tregtimit të mjeteve motorike ku nga 101 që ishin në 2017 zbritën në vetëm 6 raste në fund të vitit 2018.

Çështja e parandalimit të pastrimit të parave ka qenë në fokus të institucioneve ndërkombëtare por edhe të atyre në vend lidhur me përmirësimin e kuadrit ligjor. Moneyval në vlerësimin e fundit për Shqipërinë kaloi vendin tonë tek vendet nën mbikëqyrje ndërkohe që nga ana e qeverisë është në diskutim një paketë e plotë ligjore që synon të korrigjojë aspekte të ndryshme duke nisur nga kompanitë offshore e një sërë rregullimesh në tregje të tjera.

Burimi:Monitor

Etiketa: hipotekenoterparate e pista
Pas

Alketa Vejsiu humb durimin me ndjekësit: Ju të hiqni trurin

Para

Sot Kuvendi, PD-LSI heqin dorë nga protesta. Lleshaj i jep llogari ‘opozitës së re’

Para
Pikante nga Kuvendi/ Bushati ‘’përkëdhel” Ahmetajn, Xhaçka ‘’miklon’’ tradhtaren e LSI-së

Sot Kuvendi, PD-LSI heqin dorë nga protesta. Lleshaj i jep llogari 'opozitës së re'

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet Trump-Musk shkaktojnë “krizë” në shitjet e Tesla-s

Partneri tentoi ta vriste? Tragjedi në Itali, 48-vjeçarja bie nga kati i katërt në tentativë për t’i shpëtuar zjarrit në banesë! Dyshimet e policisë dhe sherri mes çiftit para ngjarjes

“Eloni u çmend”: Trump dhe Musk debatojnë publikisht

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon marrëveshjen për bashkëpunim me Ukrainën

Objekti arkeologjik dëmtohet pas një serie tërmetesh në zonën vullkanike

Trump shpreh zhgënjimin ndaj Elon Musk: Kishim një marrëdhënie shumë të mire, nuk e di nëse do ta kemi më! Miliarderi: Pa mua s’do i kishe fituar zgjedhjet

Netanyahu konfirmon rekrutimin e klaneve palestineze për të luftuar ndaj Hamasit

Fluturime të vonuara ose të anuluara, BE ndryshon rregullat: Kompensim deri në 500 euro dhe praktika të thjeshtuara. S’ka më pritje të gjata në avion

Itali/ Trafikonte kokainë të fshehur në airbagun e makinës, arrestohet 35-vjeçari shqiptar me precedentë!

Zelensky: Rusët janë të sëmurë nga urrejtja dhe lufta, vetëm me forcë ndalen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.