Pasi ka mbaruar drekën me të gjithë të ftuarit dhe ka deklaruar kabinetin e tij, presidenti i ri amerikan Donald Trump sëbashku me gruan e tij Melaninë po drejtohen për në Shtëpinë e Bardhë.
Si fillim çifti presidencial së bashku me zv.presidentin Pence kanë vendosur të bëjnë disa minuta ecje në këmbë, por pastaj vendosën që të hipin në makinën presidenciale.
Ajo çfarë bie në sy nga transmetimi live, është se Trump vazhdimisht hyn dhe del nga makina. Po ashtu edhe familja e tij. Por mos u shqetësoni, nuk bëhet fjalë për një lajthitje. Thjesht kështu e kërkon parada e marshimit presidencial, drejt Shtëpisë së Bardhë.
Discussion about this post