Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni ka sqaruar qytetarët maqedonas lidhur me lajmin e heqjes së vizave që u lejon atyre udhëtimin lirshëm drejt SHBA-ve.
Kjo ambasadë ka sqaruar për “Zhurnal.mk” se nuk ka ndryshuar asgjë për regjimin e vizave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Maqedoninë, duke kundërshtuar kështu portalin amerikan “usa-television.com”.
“Faqja e rrejshme e lajmeve “USA Television” ka vendosur më 29 Mars një shkrim duke pretenduar se kryetari Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për të lejuar qytetarët e Maqedonisë udhëtimin drejt Shteteve të Bashkuara pa viza. Kjo nuk është e vërtetë.
Shkrimi ishte i rrejshëm në Janar dhe Shkurt kur kjo faqe interneti ka publikuar pothuajse të njëjtat versione për Azinë, Karaibet, Kolumbinë, Afrikën Jugore, Ganën.”, thuhet në përgjigjen e ambasadës, përcjell “Zhurnal.mk”.
Ky sqarim vjen pasi një numër i madh mediash në Maqedoni kanë publikuar lajmin e portalit amerikan.
(XH.A/SHUPLAKA)