16:04 | 23/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Çfarë po ndodh minutë pas minute në Shqipëri, zonat që po përmbyten (VIDEO)

08:50 | 01/12/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përmbytet rruga Gjirokastër-Lunxheri, 4000 banorë të izoluar!

Nga rreshjet e shiut  është përmbutyr edhe lagjja “18 Shtatori”, “Granic” në Gjirokastër. 

Fieri

Ka pasur rreshje intesive gjatë natës dhe ende vazhdojne edhe tani. Gjanica ka shtuar prurjet. Disa  fshatra në Mallakaster janë  pa energji elektrike ai pasojë e motit të keq. Mësohet se Vjosa po i afrohet pikës kritike. 

Vlorë

Në këtë qytet ka nisur  situata e emergjencave civile. Që prej orës  1 pas mesnate kanë nisur të shënohen problematikat e para. Rruga nacionale Vlorë- Llogora ëshytë bllokuar. Situata është krijuar për shkak të rreshjeve të furishmë të cilat kanë rrëzuar gurrë dhedhera. Erozioni ka prekur të gjithë kodrën. Situata është monitoruar në terren nga kreu i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, ka angazhuar në terren shërbimet publike dhe ushtrinë.

Leli, shtoj se po monitorohet edhe situata në qytet , ku aktualisht gjenden nënujë akset kryesore lidhëse meas bulevardit dhe rrugës Trasballkanike. Sakaq, situata prezantohet problematika edhe në zonat periferike të qytetit. Shtabi i emergjencave raporton se edhe Vjosa është në pikë kritike, të dhënat paraprake flasin për rritjen e nivelit ne kuotat e 5.5m. Sipas specialisteve në 5.8m pritet të nisë evakuimi. Vjosa del nga shtati nëse arrin 6.3 m. Sipas rritmit të prurjeve lumi rrezikin të dalë nga shtrati orët e mesditës. Në Novoselë, gjasat janë të përseriten përmbytjet masive të vitit 2015-të.

Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, niveli ka nisur të rritet me 20 cm kub në orë, ndërza pritet të nisë evakuimi i banorëve të cilët janë Brenda trajektores së rrëzikut për shkak të vërshimit të lumit. Alarmi jepet nga kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.Në terren është aktualisht gjithë shtabi I emergjencave civile, kryesuar nga prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Mama i  cili pritet të nisë pas pak një mbledhjë të grupit të punës. Shtabi I emergjancave të Vlorës është aktualisht duke kordinuar punën edhe me qarkun e Fierit. Brenda dy orëve në vijim pritet të nisë edhe evakiumi i gjësë se gjallë në Novoselë, Fitore, Bishan etj. Situata prezantohet e rënduar edhe në Bashkinë e Selenicës, sipas të dhënave mësohet se janë rritur ndjeshëm edhe prurjet e lumit Shushicë, aktualisht rrezikohet zona e njohur si Bishti I Malit dhe ura e Gjormit. Në gadishmëri janë hidrovorët të cilët janë duke punuar me kapacitet të plotë, ndërsa furnizohen me energji elektrike me linja të vecanta. 

Korçë

Rreshje të denura shiu  gjatë orëve të natës vijonë s me intesitet edhe në këto momente. Shfaqen problemet e para në juglindje. Probleme ne aksin Lozhan-Moglicë reshje të dendura kanë sjellë bllokim të rrugës si pasojë e rreshkitjes së gureve . Probleme janë shfaqur në aksin Bilisht-Kapshtice ka patur rreshkitje gurësh pas ndërhyrjes është zhbllokuar ky aks. Maliqi dhe fshati Lekas vijojnë pa energji elektrike prej 7orësh. Rrezikohet të permbytet fusha e Maliqit e cila është pika me delikate në qarkun e Korçes. Prefekti i Dhori Spirollari është shprehur:Jemi ne gatishmeri, reshjet intesive ne Korçë ndersa në Pogradec situata normale. Aktualisht nuk ka bllokime apo evakuime. Fusha e Maliqit mbetet më e rrezikuara. 

Mungesë të energjisë edhe në njesitë administrative në Devoll. Probleme ne Pogradec në lumin e Vërdoves për shkak të inerteve që ka nxjer rrjedha e lumit ka rrezikuar daljen e lumit nga shtrati. Mjetet e bashkisë dhe shtabi i emergjencave në terren për pastrimin e lumit. E gjithë bashkia Maliq black out probleme në nënstacion.

Berat

Në qarkun e Beratit janë pa energji elektrike  disa zona si qafë Dardha, Tomoricë dhe disa zona të Skrapari, në Potom dhe Gjebres. 

 Durrës

Nga shirat  me intestitet të lartë që prej ditës së djeshme  raportohet se aksi i autostradës Tiranë- Durrës është e kalueshëm.  Ndërsa aksi tjetër  i kësaj autostrade Durrës-Tiranë  është i pakalueshëm . Një pjesë e mire e qytetarëve po qarkullojnë nga rruga Ndroq-Tiranë. 

Në Shijak lumi  Erzen ka dalë nga shtrati dhe  janë përmbytyr katet e para të   baesave përreth. Deri më tani janë evakuuar 3 familje. Për “Fax News” kryetari i bashkisë Shijak është shprehur se zona më problematike është fshati Ardhishtë.  (J.V/Faxweb)

https://www.youtube.com/watch?v=AvsWZqxTuYc

https://www.youtube.com/watch?v=yD2ShUehn1k

 

 

 

Pas

Deputeti socialist humbet njeriun e shtrenjtë, me hidhërim njofton miqtë

Para

Meço: Ngjarja që ndodh në kohë reale e ka nxjerrë cullak, shteti ka rënë përballë shiut!

Para
Meço: Ngjarja që ndodh në kohë reale e ka nxjerrë cullak, shteti ka rënë përballë shiut!

Meço: Ngjarja që ndodh në kohë reale e ka nxjerrë cullak, shteti ka rënë përballë shiut!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjermania: Duam garanci nga SHBA para se të çojmë “Patriot” në Ukrainë

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 Rihter në Greqi, ja ku ishte epiqendra

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, përshëndet marrjen nga Shqipëria të letrës “ftesë” për Pozicionin Negociues për Grupkapitullin 5 “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”

Kishte shkuar për plazh në Gjirin e Lalzit, humb jetën 68-vjeçari si pasojë e arrestit kardiak

Grabitësi tmerron familjen në Farkë, i futet në shtëpi dhe tenton të vjedhë paratë me dhunë

Armët ukrainase po shfaqen në ekspozitën e madhe të mbrojtjes në Stamboll

Turqia dhe Britania nënshkruajnë marrëveshjen që i lejon Ankarasë të jetë përdoruese e aeroplanëve luftarakë Eurofighter

Aksident tragjik në Bulqizë, humbin jetën dy punëtorë miniere(EMRAT)

Ministri Vengu takim me homologun turk Güler: thellim i bashkëpunimit strategjik në Mbrojtje dhe Siguri

Hapet grupkapitulli i fundit për integrimin e Shqipërisë në BE, reagon Rama

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.