Në qytetin e Elbasanit forca të shumta policie janë rreth KZAZ-së ku kanë ngelur edhe pak kuti për t’u numëruar në këtë qark.
Policia ka nisur spastrimin në lokalet që ndodhet rreth KZAZ-së në pallatin e sportit dhe përreth. Gjithçka vjen pas luftes së ashpër mes PS dhe PDIU-së për një mandat të rrezikuar.
Policia ka ‘blinduar’ Pallatin e Sportit “Tomorr Sinani” ku po numërohen 67 kutitë e fundit të bashkisë Elbasan.