Mijëra qytetarë dolën në rrugë të Dielën në Berlin për të protestuar kundër masave shtrënguese të qeverisë gjermane që kanë për qëllim të mbajnë nën kontroll situatën me koronavirusin.
Pavarësisht se në janë të ndaluara tubimet, zemërimi bëri që mijëra gjermanë të protestojnë në kryeqytetin gjerman dhe madje të përleshen edhe me policinë, duke çuar në 600 arrestime.
Sipas Associated Press, Departamenti i policisë i Berlinit nxori në rrugë më shumë se 2,000 oficerë për të shpërndarë protestat, por tha se policët u “ngacmuan nga turma dhe u sulmuan”.
“Ata u përpoqën të çanin kordonin e policisë dhe të tërhiqnin kolegët tanë. Kjo çoi në përdorimin e shkopinjve dhe dhunës fizike” shkruante policia e Berlinit në Twitter.
(E.H/Faxweb.al)