Tre kufoma u gjetën në më pak se 24 orë në plazhet e Rodosit.
Pas trupit të viktimës së parë të gjetur të shtunën pasdite mes Afandou dhe Kolymbia janë gjendur këtë të dielë dhe dy viktima të tjera. Përkatësisht në Glystra Afandou dhe një në Faliraki.
Viktima e parë mendohet të jetë emigrant pasi ne xhepin e tij ju gjet edhe nje kartë telefoni turke.
Sipas mediave greke viktima që u gjet këtë mëngjes në Faliraki kishte veshur një xhaketë të zezë dhe një kostum të zi, ndërsa trupi i gjetur dje ishte rreth 1.80 metra fizik normal, veshur pantallona të zeza , rrip të zi, këpucë të zeza sportive, këmishë të bardhë.
Hetimet po kryhen nga Autoriteti Qendror i Portit të Rodosit për të bërë identifikimin e viktimave, ndërsa trupat e tyre janë transferuar për ekzaminim nga mjeku ligjor.
Discussion about this post