Një valë masive kthimesh të qytetarëve shqiptarë ka ndodhur në 24 orët e fundit në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.
Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se rret 20 shtetasve shqiptarë u është refuzuar hyrja në Greqi, nga pala greke në kufi, ndërsa dy persona janë kthyer nga pala shqiptare.
Shkak për këtë është bërë se pjesa më e madhe e tyre nuk kanë pasur para si garanci me vete, ndërsa një pjesë tjetër kanë kaluar kohën prej 6 muajsh në vendet e shengenit.
Tashmë është periudha kur një numër shumë i madh shqiptarësh zgjedhin punësimin sezonal në Greqi, pavarësisht se puna e tyre kryhet në të zezë.
(E.K/Faxweb.al)