00:40 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Çfarë po ndodh në Ukrainë? Australia dhe Kanadaja evakuojnë ambasadat në Kiev

10:51 | 13/02/2022
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Çfarë po ndodh në Ukrainë? Australia dhe Kanadaja evakuojnë ambasadat në Kiev

Qeveritë australiane dhe kanadeze kanë ndjekur Shtetet e Bashkuara në pezullimin e operacioneve në ambasadat e tyre në Kiev mes frikës se një pushtim rus i Ukrainës mund të jetë i afërt.

“Duke pasur parasysh përkeqësimin e situatës së sigurisë të shkaktuar nga grumbullimi i trupave ruse në Ukrainë, qeveria ka udhëzuar largimin e stafit në Ambasadën Australiane në Kiev dhe ka pezulluar përkohësisht operacionet në Ambasadën tonë në Kiev,” tha Ministrja e Jashtme Marise Payne në një deklaratë të dielën.

Payne tha se operacionet e Ambasadës do të zhvendoseshin përkohësisht në qytetin ukrainas, Lviv, më në perëndim se kryeqyteti.

Kanada bëri një njoftim të ngjashëm të shtunën, se operacionet e Ambasadës së vendit do të lëviznin nga Kievi në Lviv.

Të shtunën, SHBA njoftoi se po tërhiqte shumicën e stafit të Ambasadës së saj nga kryeqyteti ukrainas.

Shërbimet konsullore në ambasadë do të ndërpriten nga e diela, tha Departamenti i Shtetit, ndërsa disa anëtarë të stafit do të transferohen në Lviv, i cili ndodhet rreth 70 kilometra larg kufirit polak.

Kiev po përgatitet gjithashtu për trazira, pasi kryebashkiaku i kryeqytetit Vitalo Klitschko i tha gazetës gjermane Bild am Sonntag se banorët “po përgatiten për më të keqen.”

Ai tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të ketë parasysh se ambiciet gjeopolitike të presidentit rus Vladimir Putin shtrihen në shtetet baltike dhe se Ukraina është “vetëm fillimi.”

Komentet e tij erdhën përpara vizitave të planifikuara të kancelarit gjerman Olaf Scholz në Kiev dhe Moskë në fillim të javës së ardhshme, e fundit në një varg përpjekjesh nga liderët botërorë për të de-përshkallëzuar konfliktin.

Një numër vendesh kanë këshilluar qytetarët e tyre në Ukrainë që të largohen nga vendi pasi Uashingtoni tha të premten se një pushtim mund të ndodhë në ditët në vijim.

Qeveria e SHBA-së tha se konsideron një pushtim rus është i mundur përpara mbylljes së Lojërave Olimpike Dimërore në Kinë më 20 shkurt.

SHBA dhe aleatët e saj në NATO akuzojnë se Rusia po përgatit një sulm të ri ndaj Ukrainës, pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014, një akuzë që Rusia e mohon, pavarësisht se ka vendosur më shumë se 100,000 trupa në kufijtë e Ukrainës.

Mes rritjes së tensioneve, Kremlini ka kërkuar që NATO të kufizojë aktivitetet në Evropën Lindore dhe të premtojë se nuk do të shtojë asnjë republikë të mëparshme sovjetike – si Ukraina – si anëtarë të rinj.

Në përgjigje të krizës, vendet e NATO-s kanë vendosur trupa dhe pajisje për anëtarët e tjerë, shtetet që ndajnë një kufi me Ukrainën. REL

Pas

Pse duhet të bëni ecje në dimër?

Para

“Kush vret veten, ja lan dreqi gjakun…”/ Bashkia në ‘heshtje’, banorët e “5 majit” nuk ndalin protestën: Rama bëri ‘show’, nuk ikim!

Para
“Kush vret veten, ja lan dreqi gjakun…”/ Bashkia në ‘heshtje’, banorët e “5 majit” nuk ndalin protestën: Rama bëri ‘show’, nuk ikim!

"Kush vret veten, ja lan dreqi gjakun..."/ Bashkia në 'heshtje', banorët e "5 majit" nuk ndalin protestën: Rama bëri 'show', nuk ikim!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbi 100 të vdekur në Gaza, intensifikohen sulmet izraelite në Khan Yunis

Sekretari i Thesarit të SHBA: Negociatat për tarifat sjellin marrëveshje rajonale

Shpërthim në Kaliforni/ Një i vdekur dhe katër të plagosur jashtë një klinike

Gjykatësi anglez, shqiptarëve të kapur në ‘shtëpi bari’: Është një histori që e dëgjoj çdo javë, ju lani borxhet ndërsa trafikatët fitojnë (EMRAT)

Tarifat doganore të Trump/ Meloni pret Vance dhe Von der Leyen: Roli i Italisë është të ndihmojë dialogun mes SHBA-së dhe BE-së

Mesazhi i Putinit për Donald Trump një ditë para telefonatës: SHBA-të duhet të respektojnë interesat e Rusisë

Tragjedi në Roskovec/Shembet muri i një banese, humb jetën vajza 4-vjeçare

Sulmet izraelite vrasin të paktën 100 persona në Gazë, kërkohet armëpushim

Turistët e huaj “kthehen” në artizanë, Gjirokastra rikthen vlerat e trashëgimisë përmes duarve të vizitorëve

Fier/Humb jetën punëtori në kantierin pa leje, Prokuroria çon në gjyq ndërtuesin dhe dy zyrtarë të IMT-së

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.