Kryeministri Rama i është përgjigjur kreut të PD-së Lulzim Basha në lidhje me audio-përgjimin për vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj, që bazuar në ekspertizën e bërë, Prokuroria thotë se nuk ishte zëri i Agron Xhafës.
Basha tha se ky ishte një përfundim që prokuroria dihej se do ta nxirrte pasi është e kontrolluar nga Rama.
Por Rama i ka kthyer përgjigje Bashës ku shkruan se “ka ca të reja” për Bashën.
“Qetësohu Lulëzim!Mos bëj nevrikun kot xhan se s’ta ka fajin askush që e bëre Shqupin Kinostudio.Tani fli deri pasnesër kur të kem ca të reja për ty e për tërë lehaqeniet e klubeve politike e mediatike, që siç dhunuan 10 ditë rresht një vajzë dhunojnë përditë publikun shqiptar”, shkruan Rama në Twitter. (B.H/Faxweb)