Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar sot kryeredaktoren e gazetës ”Zëri” në Kosovë, duke e quajtur ”ndrikull portalesh dhe pjesë të mafjes sorosjane”.
Por çfarë shkruante tri ditë më parë Xharra për Berishën?
”Më dhimbset Shqipëria, kë e ka ende me ambicie për pushtet. Ky ka mbetë veç për me bo humor me të”, ironizonte Xharra, duke shpërndarë foton e Berishës dhe duke vënë ikonën e të qeshurës me lot.
Më tej në 19 shkurt Xharra shkruante: ”Çka ishim simpatizantët e Berishës, sytë po t’i nxjerrshin për të. Fatkeqësisht kjo është kultura politike që ka frymëzuar!”.
”Te dashur miq, gazetare dhe miq te mi nga Kosova me derguan nje shkrim te kryeredaktores se gazetes “Zeri”, simotres se “Zerit te Popullit”, te Kosoves, Arbana Xharra, ne te cilin ajo nder te tjera ne pronocimin e saj per protesten qytetare te Tiranes shkruante: “Me gjithe kritikat qe i kam per Edi Ramen, mendoj qe Sali Berisha i ka bere shume me shume deme Shqiperise. Ne kohen e tij ka lulezuar kanabisi, ka lidhur marreveshje me vendete arabe, ka demtuar Kosoven ne sistemin e energjise me zvarritjen e ndertimit te interkoneksionit 400 kV”…etj “Sali Berisha eshte ne gjendje te permbysi vendin per te ardhur ne pushtet”, shkruan Xharra.
Qe ne fillim, me duhet ti them me sinqeritet te plote kryredaktores se “Zerit”, si motres se “Zerit te Popullit”, se si perfaqesuese e mafies sorosjane ne Kosove, pra ndrikull netuorki (netëorki) ju me nderoni me preferencen e koduar qe keni per Ramen! Per kete keni vetem pergezime! Po keshtu, ne pretendimin tuaj se Berisha per te ardhur ne pushtet eshte ne gjendje te permbyse vendin, mendoj se çdo njeri ka te drejte te thote, apo te imagjinoje ate qe do.
Kurse me akuzat e tjera ajo del si nje trilluese ordinere qe flet per Shqiperine si zedhenese e asaj mafieje, pavaresisht se deshmon nje injorance ekzemplare apo flet si per ndonje ishull te larget te Oqeanise”, shkruan sot Berisha. (V.G/SHUPLAKA)