Anëtari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Bledar Skënderi ishte i ftuar në studion e lajmeve të Fax News ku foli për situatën zgjedhore të 30 Qershorit, atë pas zgjedhore si dhe shpjegoi procedurat përkatëse si dhe kompetencat e KQZ sa i përket zhvillimeve politike por që kanë lidhje me zgjedhjet.
Skënderi foli në fillim të intervistës më gazetaren Xhilda Kondi për informacionet paraprake të raportuara nga KQZ gjatë ditës kur shqiptarët votonin me 30 Qershor, lidhur me pjesmarrjen në votime si dhe mospërputhjen e këtyre shifrave me rezultatet përfundimtare që u pasqyruan.
“Historikisht KQZ bërë transparente për qytetarët disa orare që nxjerr informacione paraprake mbi pjesmarrjen në votime. 5417 komisione raportojnë herë pas here numrin e pjesmarrësve në votime. Në përfundim, pasi ka mbaruar gjithë procesi, u konstatua se pjesmarrja ka qenë 21.9%. Kësaj radhe bëhet fjalë se rreth 40 000 votues është diferenca midis informacioneve paraprake dhe rezultatit final dhe kjo është diçka krejt normale”, tha Skënderi.
Anëtari i KQZ-së foli edhe rreth kërkesës së Partisë Bindja Demokratike për rishqyrtimin e rezultateve zgjedhore, ku kjo e fundit prretendon se janë bërë manipulime.
“Kodi thotë që duhet të ketë disa indicie për të bërë një rivlerësim apo rinumërim sepse bëhet praktikisht e pamundur edhe fizikisht, përderisa këto nuk janë evidentuar, nuk mund të merret një vendim për të shkuar drejt një procesi kaq të vështirë”.
Skënderi u pyet edhe për deklaratat e kryebashkiakëve aktual që përfaqësojnë dy partitë e mëdha opozitare se nuk do t’i lirojnë zyrat e bashkive me pretendimin se zgjedhjet e 30 Qershorit ishin në kundërshtim me ligjin. Pyetja kishte të bënte me mënyrën se si shpjegohet ligjërisht një rrotacion kaq i komplikuar!?
“Në bazë të ligjit për qeverisjen vendore, në KQZ merret një vendim nëse nuk ka ankimime dhe procese gjyqësore. Ligji thotë se kryetari i zgjedhur e fillon detyrën kur betohet para Këshillit Bashkiak, dhe e mbaron detyrën kur betohet kryetari pasues. Pra, Këshilli duhet të mblidhet për t’u konsultuar dhe voton për kryetarin e ri. Në këtë moment mbaron mandati i kryetarit aktual”, tha Skënderi.
Ndryshimi i shifrave, ato të dhëna nga informacionet paraprake me ato finale a lidhet me faktin se informacioni paraprak është marrë me anë të lelefonit?
“Janë 5417 qendra votimi. Nëpër komisione nuk ka teknologji. Informacioni grumbullohet në KZAZ-të përkatëse ku janë të regjistruara qendrat e votimit dhe KZAZ-të ia raportojnë KQZ-së. Ne kemi për çdo qendër votimi tabelën origjinale të kutive të votimit. Çdo aludim për veprime të bëra pas mbylljes së procesit të votimit, janë të pabazuara në fakte.
Ne kemi 61 bashki të përzgjedhura, 51 bashki që kanë vetëm nga një KZAZ e nxjerr rezultatin vetë për kandidatin fitues. Për 10 bashkitë e mëdha, KQZ-ja merr vendimet për shpalljen fitues të kryetarit. Kur të vijë momenti që të vijë miratimi për shpërndarjen e anëtarëve të këshillave bashkiak, duhen 5 vota. Kolegji Zgjedhor merr vendime vetëm në rastet e mos plotësimit të kourumit në KQZ”.
A jeni ndjerë kërcënuar në këtë proces dhe ndjerë nën presion?
“Natyrisht që kjo nuk ka qenë një situatë e lehtë. Për mua jo personalisht por për fëmijët, bashkëshorten dhe prindërit janë shqetësuese fjalët dhe kërcënimet për burg etj”.
U raportua që ndaj kryetarit të KQZ-së, Klement Zgurit pati një kërcënim, si e komentoni?
“Di që ka qenë një person që jeton jashtë vendit dhe është i njohur për precedente të mëparshme penale, drejtësia duhet të bëjë hetimet përkatëse”.
Ndërsa për qëndrimet dhe vendimet e Presidentit Ilir Meta, Skënderi ka këtë arsyetim:
“Kam shumë respekt për institucionin e Presidentit të Republikës. Etiketimi i KQZ si organizata socialiste është e papranueshme dhe jo etike për këtë institucion. Për mua vlen fakti se Presidenti i Republikës, në kundërshtim me Kushtetutën ka nxjerr një akt totalisht të paligjshëm”.
Skënderi deklaroi se përveç disa kritikave për të cilat sipas tij, e pranuan edhe vetë se do të bënin të njëjtën gjë në një situatë të tillë, OSBE e ka vlerësuar pozitivisht punën e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Ai foli gjithashtu edhe për krijimin e Gjykatës Kushtetuese, si dhe një vendim të mundshëm nga ana e saj për klasifikimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit si të paligjshme.
“Nesër do të krijohet Gjykata Kushtetuese. Ajo do të përbëhet nga 9 anëtarë, 3 propozohen nga Presidenti, 3 nga Kuvendi dhe 3 nga Gjykata e Lartë. Më problematike më duket kjo e fundit pasi së pari i duhet të ndërtohet vetë. Nuk kam asnjë frikë se Gjykata Kushtetuese nesër do ta shfuqizojë punën tonë apo do t’a shpalli të paligjshme. Edhe nga OSBE ne u konsideruam si kreativ dhe morëm disa kritika të vogla, por pranuan se edhe ata po të ishin në të njëjtin pozicion do të bënin të njëjtën gjë. Unë them se morën pjesë 23% e qyteterave, një pjesë e madhe e partive politike, opozita në përgjithësi ia mohoi publikut të merrte pjesë në një garë. Por kjo nuk është përgjegjësi e KQZ”.
A do të nis KQZ të përgatitet për zgjedhjet e dekretuara nga Presidenti që të mahen me datë 13 Tetor?
“Kjo është histori e mbyllur. Nëse palët politike do të arrijnë një marrëveshje dhe do të ndryshohet Kushtetuta, ne jemi të gatshëm. Presidenti ka propozuar 3 palë zgjedhje, që të bëhet kjo duhet të ndryshojë Kushtetuta. Por kjo bëhet përmes 94 votave. Por nëse pranohet kjo, del në përfundimin se njihet si normal Parlamenti aktual. Nëse kryeministri e sheh të nevojshme që për shkak të situatës në vend të bëjë një mocion mosbesimi, kjo mbase do ta ndryshonte situatën”.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/435827307147939/
(F.GJ/FAXWEB.AL)