Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka shpërthyer në fjalën e tij në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI ndaj kryeministrit Rama i cili sipas tij ka kapur gjyqësorin.
Ai u shpreh se dëmi që i është bërë vendit në këto vite është tepër i madh, ndërsa e cilësi Ramën, si harbut që po kalon në fazën e fundit, atë gjakatare.
“Dëmi që i kemi bërë këtij vendi është i pakrahasueshëm. Tani kemi një harbut, që po kalon në fazën më të fundit, atë gjakatare, që mund të ndodhë shumë shpejt.
Sot e vetmja mbrojtje që kishte qytetari i thjeshtë, pra Gjykata Kushtetuese, u zhbë, ra. Situata është katastrofike”, – tha Manjani.
Ai u shpren në lidhje me reformën në drejtësi se tashmë republika është në dorën e një njeriu.
“Çfarë reforme? Çfare integrimi? Zero…Më falni që e them këtë po situata është e tillë katastrofike. Ka shumë njerëz që thonë ne e dimë si është Edi Rama, por ku është opozita. Janë 70% që të kapin rrugës e të thonë ku jeni ju se këtë e pamë”, ndërsa shtoi se qytetarët janë të lodhur nga Edi Rama, por opozita nuk po bën sa duhet”, tha ai.
Manjani foli edhe lidhur me aksionin e mosbindjes civile, ku tha: “U fol për mosbindje civile dhe vazhdojmë e të bindemi. O e themi dhe e mbajmë, o e bëjmë dhe e hamë.”
Në fund të fjalës së tij Manjani paralajmëroi edhe zgjedhje në qershor, pa e specifikuar se për çfarë zgjedhjesh bëhej fjalë ai tha se në 30 qershor LSI duhet të jetë e përgatitur.
“Në 30 qershor të gatshëm për zgjedhje, nuk kemi bërë asgjë nëse nuk e bëjmë këtë. Kjo është tagri që duhet të kemi”, u shpreh Manjani ndër të tjera. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post