02:27 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Çfarë rrëfeu Ervin Dalipaj për rrëmbimin dhe ekzekutimin e Gazmend Çollakut

17:41 | 25/04/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Më parë e gjetën vrasësit sesa Policia, kush është Ervin Dalipaj që u vra  në autostradë

Evrin Dalipaj i cili u ekzekutua vetëm disa orë më parë, ishte i akuzuar për vrasjen e Gazmend Çollakut. Në intervistën e dhënë për gazetaren Klodiana Lala ai është shprehur se ngjarjen për rrëmbimin e Çollakut e ka marrë vesh nga mediat.  

“Në lidhje me ngjarjen kam për të thënë që e kam marrë vesh nga mediat për rrëmbimin dhe vrasjen e Çollakut. Kam qenë tek lokali i një mikut tim, që është ish-oficer policie. Kemi qenë disa ish-kolegë dhe aty jam njoftuar lidhur me ngjarjen e rëndë. Gjatë gjithë asaj dite unë kam qenë me të afërmit e mi, me nënën, me bashkëshorten, gjë e cila është lehtësisht e vërtetueshme nëpërmjet qelizave të telefonit që prokuroria i ka në dorë.”, u shpreh Dalipaj. 

Ai thekson më tej se duke ju referuar edhe pamjeve filmike të lokalit ka qenë në lokal. “Unë kam qenë duke pirë kafe dhe nëpërmjet tabulateve telefonike, qelizat e telefonit tim, të cilin e ka sekuestruar policia. E mora vesh nga mediat që isha shpallur në kërkim për shumë akuza. nuk e di se si i ka justifikuar policia. për mua janë akuza të fabrikuara nga oficerë të caktuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. unë nuk jam ai personi për të cilin kanë ngritur kaq shumë akuza. Kanë ngritur akuza, duke vendosur gjysmën e Kodit Penal, ndërkohë që unë s’kam lidhje fare me ngjarjen.” ka thënë Dalipaj.

Përsa i përket njohje me Gazmendin ai ka thënë: Jo, jo, jo personale.(njohje) “Nuk e njihja, për shembull të kem ndërruar një bisedë apo të jem ulur me të të flas, jo fare.”, ka thënë Dalipaj për Çollakun. 

Momenti i arrestimit:

Rreth orës 23:30 kam qenë duke shkuar për në Durrës dhe jam ndaluar nga policia brenda qytetit të Durrësit. Kam qëndruar i shoqëruar në Drejtori, deri në orën 11 të paradites së ditës së nesërme, duke kaluar gjithë afatin e shoqërimit. Afati i shoqërimit për një qytetar është 10 orë. Arsyen që unë po mbahesha i shoqëruar nuk e di. Në momentin që kalova afatin, normalisht i kërkova punonjësit të dhomave që të më jepte shpjegime për arsyen përse unë mbahesha, ose oficeri që kishte kryer veprime me mua të vinte të më sqaronte se çfarë do bëhej. Normalisht kur kalon afati, i shoqëruari ose lihet i lirë, ose merren masa të tjera ndaluese etj, etj. Pas këtij momenti kam ndenjur dhe pak i shoqëruar, dhe më pas jam lënë i lirë.

(J.V/Shuplaka)

 

Etiketa: ervin dalipajgazmend collaku
Pas

“Mos na e zini rrugën se boll na e kanë zënë ata”, Rama batuta me gazetarët pas takimit me dy negociatorët

Para

I paditi 5 gazetarët, vazhdon përplasja mes Shkëlzen Berishës dhe Carlo Bollinos

Para
I paditi 5 gazetarët, vazhdon përplasja mes Shkëlzen Berishës dhe Carlo Bollinos

I paditi 5 gazetarët, vazhdon përplasja mes Shkëlzen Berishës dhe Carlo Bollinos

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.