00:37 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Çfarë sekuestroi Policia gjatë operacionit në “Don Bosko”. EMRAT e të arrestuarve

09:57 | 02/08/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Aksioni antidrogë në “Don Bosko”, dalin detaje të reja (FOTO)

Dalin detaje të reja nga operacioni i policisë ditën e djeshme pranë zonës së ‘”Don Boskos” në Tiranë.

Policia ka publikuar emrat e 3 personave të arrestuarve: 

Blendi Peca, 27 vjeç, banues në Tiranë.

– Ardit Murati, 24 vjeç, dhe Shehat Murati, 50 vjeç, banues në Tiranë ( at dhe bir).

Po ashtu Policia ka shpallur në kërkim: 

U shpall në kërkim shtetasi : – A. M., 22 vjeç, banues në Tiranë, i biri i Shehatit.

Emrat 

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në rrugë operative, dispononte informacion se shtetasit Blendi Peca, Arbër Murati dhe Ardit Murati, qarkullonin në qytet të armatosur dhe ushtronin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes në sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike të llojit kokainë në zonën e Don Boskos.

Më datë 01.08.2017, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka organizuar operacionin “Përpjekje e dështuar” për kapjen në flagrancë të këtyre shtetasve. Shtetasi Blendi Peca është konstatuar nga shërbimet e policisë duke lëvizur me mjetin tip “Citroen”, në zonën e Don Boskos”.

Perplasja 

Shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje të tij për të bërë ndalimin e mjetit. I është bërë shënja e ndalimit nga punonjësit e policisë të veshur me jelekun multifunksional me mbishkrimin “Policia”, por mjeti nuk ka ndaluar, ka kryer manovra lëvizjeje të rrezikshme për jetën e punonjësve të policisë.

Në këto kushte punonjësit e policisë kanë nxjerrë armën e brezit dhe kanë qëlluar në ajër duke dhënë përsëri urdhër ndalimi, por drejtuesi i mjetit nuk është bindur, ka vijuar tentativën për tu larguar.

Punonjësit e policisë kanë shënjestruar dhe qëlluar gomat e mjetit dhe kur janë afruar kanë vënë re se është plagosur lehtë, drejtuesi i mjetit, shtetasi B.P, 27 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar në automjet, është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë e cila rezultoi e peshës 385 gramë.

Kontrolli ne banese 

Duke qënë në kushtet e flagrancës është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Arbër Murati, ku në dhomën e gjumit është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë e peshës 50.2 gramë, 10 doza pluhuri të dyshuara të llojit kokainë, ngjyrë e bardhë, një dorezë metalike, një sasi vlere monetare në valutë prej 1210 euro dhe 18 000 lekë të reja, të cilat u sekuestruan.

Për pasojë u arrestuan në kushtet e flagrancës shtetasit :

– Blendi Peca, 27 vjeç, banues në Tiranë.

– Ardit Murati, 24 vjeç, dhe Shehat Murati, 50 vjeç, banues në Tiranë ( at dhe bir).

U shpall në kërkim shtetasi : – A. M., 22 vjeç, banues në Tiranë, i biri i Shehatit.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

– 435.2 gramë kokainë.

– 1210 euro dhe 18 000 lekë të reja.

– mjeti tip ” Citroen”.

– peshore elektronike.

– dorezë metalike.

Veprimet procduriale u monitoruan nga SHÇBA dhe Prokurori i gatshëm.

U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasve B.P., A.M., dhe Sh.M.,për veprat penale ” Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, “Mosbindje e urdhërit të punonjësit të policisë”, “Përdorim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 283/2, 242, 236 dhe 279 të Kodit penal, ndërsa për shtetasin A.M., për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikëve e kryer në bashkëpunim”, neni 283/2 i Kodit Penal. 

(E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: don boskooperacioni
Pas

The Sun: “Kriminelët shqiptarë iu mburren familjarëve me ”selfie’ me tufa parash”. Dalin FOTOT

Para

Po ça burri je, o plak! O dak! O Njish! O Trap!

Para
Po ça burri je, o plak! O dak! O Njish! O Trap!

Po ça burri je, o plak! O dak! O Njish! O Trap!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

Alarm për bombë tek Hotel Plaza/Rezulton lajm i rremë

Elbasan/ Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.