16:53 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Çfarë shenjë horoskopi jeni? Si do të jetë 2018 për ju

09:26 | 03/01/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Çfarë shenjë horoskopi jeni? Si do të jetë 2018 për ju

Këtë fillim viti në emisionin “Rudina” nastrologia Meri Shehu, e cila foli për parashikimin e yjeve për 2018-ën , klasifikoi edhe shenjat në bazë të fatit për vitin 2018. 

Meri foli për shenjat më të favorizuara në dashuri, ekonomi, karrierë etj, po ashtu edhe për shenjat më pak të favorizuara.

“2018-ta do jetë një vit më optimist, do ketë tërmetet e veta por nuk do jemi në një fazë të paqëndrueshme. Ne mund të rregullojmë çështje të rëndësishme në jetën personale dhe profesionale. 2018-ta akoma nuk është viti i krizës, por para një krize, por ne mund ta stabilizojmë duke marrë masa”, tha Meri Shehu në një parashikim të përgjithshëm të vitit.

SHENJAT E HOROSKOPIT NË BAZË TË FATIT:

12- Demi

Janë shenjë që kërkojnë siguri, por në pranverë urani do të futet në shenjën e tyre, do të sjellë destabilitet. Demët do marrin një lëkundje dhe do kuptojnë çfarë duhet të ndryshojnë në jetën e tyre. Duhet të jenë vigjiletë për të parë çfarë i rrezikon.

11- Luani

Jupiteri në shenjën e akrepit është në katërkëndësh me shenjën e luanëve dhe nuk është në të njëjtën cilësi, nuk është në shenjën e zjarrit dhe kjo e mbyt zjarrin e tyre. Duhet të tregojnë kujdes në marrëdhënie me familjen. Luanët duhet të jenë optimistë, por edhe praktikë për pasuritë e patundshme. 2018-ta do jetë viti i familjes, prakticitetit dhe vëmendjes.

10- Binjakët

Në fakt Saturni ka shpëtuar sepse i iku një kërkesë e madhe llogarie. Por 2018-ta do të jetë viti i punës, kjo do t’i fusë Binjakët në një rregull edhe pse janë të çrregullt në llojin e tyre. Duhet të merren pak me çështjet e shëndetit, të ushqyerit dhe aktivitetin fizik.

9- Peshorja

Ata do merren shumë me çështjet ekonomike. Ata do duken më personalë dhe sikur nuk i përkasin të tjerëve. Është viti i individualizmit për ta, ata mendojnë se të gjitha padrejtësitë i janë bërë atyre dhe detyrimisht do merren me anën ekonomike. Urani do lëkundë pritshmërinë e tyre.

8- Gaforrja

Ata cilësohen si shenjë me fat në 2018-ën. Fati i ndihmon më shumë seç ata ndihmojnë veten. 2018-ta do jetë viti më erotik për ata. Ata duhet të vendosin për të patur një fëmijë. Megjithatë në fillim kemi çorientim në karrierë, pastaj do të rregullohen gjërat. Do jetë një vit pak zhgënjyes.

7- Dashi

Ata kanë vitin më analizues dhe nëse do bëjnë zgjedhjet e duhura do të fitojnë. 2018-ta quhet viti i ekonomisë për ta. Një gjë e mirë do të dalë në aspektet e tyre ekonomike.

6- Peshqit

Është një shenjë që këtë pozicion do ta mbajë fort. Ata do të kenë udhëtime të largëta, ky do të jetë viti që do t’iu japë mundësi. Do t’iu vijë një ndihmë e madhe për të realizuar planet e tyre.

5- Virgjëresha

Jupiteri e mbron shumë virgjëreshën, puna e tyre do të shkojë mirë. Ata që kanë punuar do të shpërblehen. Edhe në jetën erotike do të kenë stabilitet, do të kenë një lidhje afatgjatë.

4- Ujori

Jupiteri në akrep është në shtëpinë e famës. Ky është viti i karrierës për ta. Ujorët do të martohen me njerëz me famë ose të rëndësishëm. Në pranverë ata mund të marrin vendime për udhëtime apo për ndryshime të ambientit ku jetojnë.

3- Bricjapi

Ata do të futen në një moment të mirë, pasi janë pak pesimistë. Ata do dinë mirë kohën kur do t’i bëjnë gjërat dhe do bashkëpunojnë me njerëzit e duhur. Do udhëtojnë shumë dhe jeta e tyre erotike do të marrë një çlirim. Do të kemi bricjapë modernë.

2- Shigjetari

Ata duan që ta fillojnë bukur dhe ta përfundojnë bukur. Ata tashmë kanë marrë përvojë, do ecin përpara dhe do shikojnë ndryshime në jetën e tyre. Jupiteri i bën pak të brendshëm por kjo do jetë një parapri e vogël që fundi i 2018-ës t’i përkasë sërish atyre.

1- Akrepi

Vetëm pas 12 vitesh të tjera iu vjen fati akrepave dhe duhet ta shijojnë 2018-ën. Jupiteri, planeti i fatit do të jetë në shenjën e tyre dhe aty diçka do bëjë. Do të ndryshoni jetën tuaj, do bëheni më të pasur, do bëheni më të hapur dhe më pozitivë. Nuk i shikoj partnerë shumë të qëndrueshëm, mund të jenë të pabesueshëm në marrëdhënie me të tjerët. Akrepat do jenë për vete dhe do kërkojnë liri në të njëjtën kohë. (J.V/Faxweb)

 

Etiketa: 2018shenje horoskopi
Pas

Trump i përgjigjet ashpër Kim Jong Un-it: Butoni im më i madh se yti

Para

Ekstradimi i Ballist Morinës, ministrja serbe: Duhet të sillet në Serbi, të gjykohet këtu

Para
“Ismail Morina e ka vendosur, më mirë i vdekur se në Serbi”

Ekstradimi i Ballist Morinës, ministrja serbe: Duhet të sillet në Serbi, të gjykohet këtu

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sezoni veror, hapen 36 qendra shëndetësore verore nga veriu në jug

KPA i jep fund procesit të rivlerësimit për Arqile Bashon, nuk ka më vendim përfundimtar

Elisa Spiropali u takua me Presidenten e Kosovës, znj. Vjosa Osmani: Zëri dhe prestigji ndërkombëtar i Shqipërisë, mbështetje e fuqishme për integrimin euro-atlantik të Kosovës

Zbulohet parcela me kanabis në Mirditë, arrestohet 35-vjeçari

I dënuar për trafik droge në Greqi, arrestohet shqiptari në pikën kufitare të Kakavijës

KAS shqyrton Lezhën, PD ankimoi edhe qarkun ku fitoi! Logu ankohet për Policinë: Na procedoi kandidatin Gjin Gjoni, u përfshi në fushatë! KQZ: S’ka prova!

Rrëshqitje dheu dhe përmbytje në Indinë verilindore dhe Bangladesh, të paktën 38 të vdekur dhe qindra të evakuuar

Ofertë joshëse, kapitenit të Kombëtares i del emri në Katar

Sanksionet kundër Rusisë/ Presidentja e KE takohet me senatorin republikan: Duhet t’i japim fund kësaj lufte!

Britania 12 nëndetëse të reja bërthamore, Starmer: Të jemi gati për luftë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.