09:16 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Çfarë shkruan Prokuroria në kërkesën drejtuar KQZ-së për mandatet e Selamit, Tahirit, Rroshit

15:09 | 28/12/2016
në Kryesore, Politikë, Te Gjitha
0
Çfarë shkruan Prokuroria në kërkesën drejtuar KQZ-së për mandatet e Selamit, Tahirit, Rroshit

Është zbardhur kërkesa e Prokurorisë drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve lidhur me ndërprerjen e mandateve të deputetëve Selami, Tahiri dhe kryebashkiakut Rroshi. Në kërkesat e zbardhura nga “Report TV”, përshkruhen fillimisht dënimet që tre emrat e lakuar kanë fshehur në formularin e vetëdeklarimit.

Në to rezulton se deputeti Shkëlqim Selami është hetuar dhe dënuar nën akuzën e trafikimit të qënieve njerëzore. Në facsimile, prokurori Petrit Fusha që ka hetuar rastin e tij, ka renditur faktet se Selami është arrestuar më 31/08/2006 dhe ky urdhër arresti i ekzekutuar në 2006 është lëshuar në 03/10/1994 si masë sigurie personale “arrest me burg në mungesë”.

Në kopjen e siguruar të vendimit, rezulton se tre gjyqtarët italian Rodoslo Boseli, Domenico Toni dhe Katia Pinto e kanë gjykuar Selamin në mungesë së bashku me shtatë persona të tjerë, ndër ta pesë shqiptarë dhe dy Italianë.

Në dokument rezulton se të dhënat për hetimin e arrestimin e Selamit prokurori Petrit Fusha i ka siguruar nga zyra ndërlidhëse e policisë italiane që me shkresën 100 B -302-2 Pro dt.19/12/2016 i sjell palës shqiptare informacion për masën e sigurisë të vitit 1994 ndaj Selamit dhe arrestimin e këtij të fundit në Gusht të 2006.

Sa i përket hetimit ndaj deputetit Dashamir Tahiri, rezulton se informacioni për problemet që ai ka me drejtësinë në Itali, ka mbërritur nga zyra e Europol ku prej vitit 1995 ai është i skeduar në Foggia të Italisë për krime të lidhura me falsifikime parash.

Referuar të dhënave të siguruara nga Europol, deputeti Tahiri rezulton se në 2009-ën është dënuar me 9 muaj burgim për përdorimin e patentës shqiptare të falsifikuar në Itali. Lidhur me këto akuza, Tahiri është shprehur se nuk kishte dijeni.

Një sërë dënimesh renditen dhe ndaj kryebashkiakut Elvis Rroshi. Në këtë kërkesë nuk pasqyrohen deklarimet e kryebashkiakut. Vetë Elvis Rroshi është shprehur për dënimin në ’95-ën në Itali se nuk e ka pasqyruar në formular për shkak se nuk kishte dijeni. (XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: Dashamir TahiriElvis Rroshiprokuroriashkelqim selami
Pas

Balaj takon legjendën e Brazilit (FOTO)

Para

Babai ua lë amanet, ç’bëjnë dy vëllezrit nga Pogradeci është për t’u duartrokitur (FOTOT)

Para
Babai ua lë amanet, ç’bëjnë dy vëllezrit nga Pogradeci është për t’u duartrokitur (FOTOT)

Babai ua lë amanet, ç’bëjnë dy vëllezrit nga Pogradeci është për t’u duartrokitur (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tiranë/Vetëplagoset me armë pa leje, arrestohet 28-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorë, një tjetër në kërkim

Mbahet sot ceremonia e përurimit të Papa Leones XIV (AXHENDA)

Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria merr 173 pikë nga publiku!

Tiranë/ Plagoset me armë 28-vjeçari te ‘Komuna e Parisit’, autori arratiset pas krimit, Policia vihet në kërkim të tij! U qëllua në këmbë, të panjohura shkaqet (EMRI)

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për disa nga qytetet

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin dhe Zelensky

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.