17:58 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Çfarë s’provoi diktatura me ne por mbijetuam, asnjë shqiptar të mos heshtë përpara nenit 449”

11:59 | 05/04/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Çfarë s’provoi diktatura me ne por mbijetuam, asnjë shqiptar të mos heshtë përpara nenit 449”

Ajtanga Lubonja, mësuese dhe gazetare, e cilësuar si “armike e popullit” dhe “mike e borgjezëve” gjatë diktaturës, kushërirë e Fatos Lubonjës, ka reaguar së fundmi miratimin në Kuvend të ndryshimit të nenit 449 të Kodit të Procedurës Penale.

Përballë nenit që parashikon moslejimin e rishikimit të vendimit të pafajësisë dhe as rishikimin e vendimit të dënimit, Lubonja sjell një histori të hershme si dëshmi e forcës, mbijetesës në diktaturë, duke kërkuar që asnjë shqiptar të mos e lejojë nenin 449.

Ajo kujton se si nëna e saj u mor e u arrestua, tmerrin që së bashku me të birin e mitur dhe vëllanë përjetuan në ato orë pritje derisa nëna u duk në derë për t’i rënë më pas të fikët në duart e tyre.

Reagimi i Ajtanga Lubonjës:

Me lexoni ju lutem: Vjeshte ! Djali im ishte nja 5-6 vjec.Une punonja ne rrobaqepsi me turne. Ate dite qe ndodhi kjo ngjarje isha turni i dyte…ushqeva djalin dhe po pregatisnja canten per pune.Mamaja mundohej te me vinte dicka me shume, isha dobesuar shume , jepja gjak cdo dy muaj ! Ne kete kohe bije zilja e deres, doli mamaja ta hape, degjova zera burrash e me vrap dola ne koridor…ne dere qendronin dy burra te veshur me kostume gri te eret! Sa i pashe u drodha…parandjeva keq! Mamaja u kthye nga une , ishte mbuluar me pulla te kuqe ne fytyre…pa nga une, ju tha atyre dy burrave “me falni sa te vishem” dhe u fut ne dhome…une e ndoqa pas! Ajo dridhej e nuk vishej dot, une e ndihmova dhe ajo me peshperime me tha “jane te MB, nuk e di cfare duan te me thone, po nuk erdha me kane arestuar…kujdes familjen te mbeti ty te perballosh! Nga syte i rridhnin lot…ju afrua shtratit ku flinte djali , e puthi ne balle dhe doli! Dy burrat e prisnin tek shkallet…pas pak ndegjova nje makine qe u ndez dhe une kisha ngrire ne kembe, duke shtrenguar fort midis duarve fustanin e mamase!

“Mami”, degjova zerin e djalit, ku iku nena!? E rrembeva nga duart i vesha shpejt tutat nje bluze e bashke me te zbritem shkallet rrembimthi, dyert i lame hapur e filluam te vrapojme neper rrugica per te vajtur tek puna e vellait qe punonte ne ndertim ke pallatet ke Restorant “Durresi “! Shiu filloi, une e djali vraponim…harova qe ay ishte i vogel, shiu filloi! Vellai na pa nga vinci qe po vraponim, thirri nje here “Tanka” dhe pa e zgjatur…u kap tek kabllot e vincit e rreshqiti poshte, kure erdhi tek ne nga duart e tije rridhte gjak! Ja tregova ngjarjen, ai u zverdh vajti ke brigadjeri e pas pak u nisem per ne shtepi…une nuk shkova ne pune! Rinim pafolur edhe im bir nuk bente ze, vetem na shikonte mua e vellain! Diku nga ora 5 ra zila e deres…vrapuam ne koridor!

Ne dere qendronte mamaja, kishte mare hije te vdekuri…sa hapem deren asaj i ra te fiket! E shtrime ne shtrat , thirrem mjeken… tensioni zemra luftonin me ate trup qe DIKTATURA donte ta mposhte! Cfare s’provuan ata me ne, kercenime , tortura, lufte psikollogjike, urine, poshterimin…po ne mbijetuam! Lojrat e pushteteve me lodhen e zhgenjyen, po vullneti , ndergjegjia nuk do me lejoje te hesht perpara NENIT 449 dhe asnje Shqiptar nuk duhet te hesht! Po na poshterojne ne deje …na e kthyen gjakun ne uje, na vrane shpirtin , na fshine trurin! A MUND TE FALIM CFARE U BE ME NE! NE PO PRESIM TE VENDOSE DREJTESIA E PASTER…KETA E FSHINE! TURP PER POLITIKEN E PARLAMENTIT SHQIPETAR!!!

(XH.A/SHUPLAKA)

Ajtanga Lubonja
Etiketa: Ajtanga Lubonjadiktaturaneni 449reagim
Pas

”Republika e Vjetër para se të jetë një komplot politik është një komplot ekonomik”, Basha vazhdon betejën në çadër

Para

Lulzim Basha gati për dialog me Edi Ramën, por me një kusht

Para
Lulzim Basha gati për dialog me Edi Ramën, por me një kusht

Lulzim Basha gati për dialog me Edi Ramën, por me një kusht

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump “shpëton për fije” Meksikën, shtyn tarifat ndaj saj! Vendet e tjera përpjekje për të arritur marrëveshje para afatit të caktuar

“Po përpiqen të ndërkombëtarizojnë situatën”, SHBA do të refuzojë vizat për zyrtarët e Autoritetit Palestinez

Amerikanët të zemëruar me Trump? Sondazhi i “The Times”: Shumica mendojnë se ekonomia e SHBA-së po përkeqësohet nën drejtimin e tij

Kosovë/ Lirohen nga paraburgimi 5 policët e dyshuar për vdekjen e 27-vjeçarit

Suedia i bën thirrje BE-së të “ngrijë” marrëveshjen tregtare me Izraelin

Sanksione nga SHBA ndaj zyrtarëve palestinezë: Po minojnë përpjekjet për paqe

Greqia përfshihet nga stuhia, përmbytje në Selanik dhe Halkidiki

“Katastrofë humanitare”, Starmer vijon thirrjet: Situata në Gaza duhet të ndryshojë rrënjësisht

U qëlluan ndërsa ishin në pritje për ndihma, 69 persona humbin jetën në Gaza gjatë 24 orëve të fundit

Reshje të shumta shiu bllokojnë aksin rrugor Gramsh–Korçë, rrëshqitje inertesh në rrugë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.