Gazetarja Arbana Xharra ishte mbrëmë e ftuar në emisionin “Oktapod” të gazetarit Turjan Hyska ku ajo foli për vendimin e saj për të hyrë në politikë. Xharra u shpreh se gjatë 16 viteve gazetari ka qenë e përkushtuar për denoncimin e padrejtësive dhe këtë mund ta bëj duke qenë në politikë.
“E ndjeva të nevojshme që të kaloj në politikë në mënyrë që ato që kam predikuar kur isha në gazetari të kem mundësi t’i realizoj. Kam punuar 16 vjet në gazetari, qysh 19 vjeçe, kam qenë e angazhur në denoncimin e padrejtësive dhe abuzimeve, do të vazhdoj të jem”, tha Xharra.
Pyetjes se pse zgjodhi PDK-në, Xharra i’u përgjigj se PDK-ja ishte e hapur për kërkesat e saj, ajo tha se nuk ka kërkur ndonjë post të veçantë në parti por ajo thjeshtë ka kërkuar hapësirë për të punuar dhe çuar përpara këto tema që ka folur në gazetari. Janë temat e korrupsionit, të radikalizmit, gjeopolitika.
“Partia Demokratike ishte e hapur ndaj kërkesave të mia, unë kam kërkuar hapësirë për të punuar për ato tema që kam folur në gazetari. Janë temat e korrupsionit, radikalizmit, gjeopolitika”, u shpreh Xharra.
Për sa i përket politikës, ajo u shpreh e shqetësuar mbi ndikimin rus në Ballkan, dhe sipas saj askush nuk po flet për të. Sipas Xharrës ajo po ndërhyn në shtetet e Rajonit, po furnizon Serbinë me armatim dhe askush nuk po flet. Për sa i përket radikalzmit, ajo u shpreh se nuk ka nisur me Erdoganin, por ka qenë më parë, që pas luftës, më organizatat që kanë ardhur nga Lindja.
Erdogani, përmes Organizatës shtetërore, Tika, ka ndërtuar 20 xhami në Kosovë, brënda 3-4 vitesh. Ajo dyshon se Erdogani ka agjendë islamistë. “Në Rajonin tonë po rritet ndikimi rus, askush nuk po flet për të, Rusia po ndërhyn kudo, Serbinë po e armatos, në Mal të Zi organizoi puç shteti, duhet të jetë një zë që t’i përgjigjet. Përsa i përket Erdoganit, unë mendoj se ai ka agjendë islamistë, përmes organizatës shtetërore. Tika, ai ka ndërtuar 20 xhami të reja në 3-4 vjet”, deklaroi Xharra.
Arbana Xharra foli edhe për korrupsionin, kur mbulonte sektorin e ekonomisë pasi asaj i ishin ofruar para në zyrë për të mos publikur një informacion, por nuk kishte pranuar.
“Më kanë ardhur në redaksi, kur kam pasur në dorë një informacion për naftën kancerogjene, më ka ardhur pronari në zyrë, ai tha: Trego sa para të duhen që mos t’i publikosh këto tekste, unë nuk kam pranuar”, tha Xharra.
Kur u pyet për habinë e kolegëve dhe kritikave, ajo u shpreh se ka qenë kritikuesja e gjithë partive politike, edhe e PDK-së, madje më shumë se tjerat. Për kolegët I vjen keq, I mirëkupton deri në një farë mase por nuk Iipranon fyerjet.
“Ata duhet të më japin kohë, unë do jem ndryshe, do ta shohin dhe ata. Unë, pas 16 viteve punë nuk mund të humb kredibilitetin tim, vetëm se hyra në politikë”, u shpreh ish gazetarja. Për sa i përket Vetëvendosjes ajo u shpreh se ka besuar në atë parti, por kohët e fundit ka pasur një linçim të fortë nga ana e tyre, megjithatë brënda VV-së ka njerëz të mirë.
Në politikë u anëtarësua pasi mori garanci se mund të vazhdoj të jetë ajo që ka qenë jashtë saj,thotë se do ta ruaj kredibilitetin e saj.
“Kam besuar tek Vetëvendosje, por kohët e fundit jam linçuar fort publikisht nga ata, gjithsesi aty ka njerëz të mirë. Unë tani jam në PDK, kam marrë garanci se mun të vazhdoj të jem kjo që jam, do ta ruaj kredibilitetin tim”, u përgjigj Xharra.
Kur foli për situatën e shqiptarëve në Rajon, ajo tha se është mentaliteti politik i shqiptarëve dhe ndërhyrja e Rusisë, por edhe e Turqisë. Ajo u pyet në fund edhe për Bashkimin mes Shqipërisë dhe Kosovës. Për këtë çështje nuk vendosim vetëm ne, situata ka ndryshur, edhe pse jo në një shtet ne mund të jemi të bashkuar, duke bashkur ekonominë, u shpreh Arbana Xharra. (B.H/ Shuplaka)