Një 30 vjeçare mbrëmjen e kaluar u qëllua me armë zjarri. Ngjarja ndodhi në Greqi dhe tronditi mbanë opinionin shqiptar.
Ditën e sotme, shqiptarja ka deklaruar për “Epsilon Tv” se në momentin që e kanë qëlluar ka qenë e vetme brenda në banesë.
Gjendja e saj shëndetësore është përmirësuar dhe e reja ka ndihmuar edhe në identifikimin e autorit duke dhënë dhe disa detaje mbi pamjen e tij në prononcimin për televizionin grek.
“Shkova në kuzhinë dhe ai nxori një armë dhe më sulmoi. Më tha: Sot do të vdesësh. Ishte mbi 1.80 i gjatë, me një tatuazh në dorën e djathtë,”- ka rrëfyer shqiptarja.
Raportohet s emafiozi kishte hapur me dhunë derën e jashtme të apartamentit të saj dhe më pas ishte drejtuar në kuzhinë ku kishte debatuar me shqiptaren dhe e kishte qëlluar me armë zjarri.
(F.M/Faxweb)