10:08 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Çfarë thanë në gjyq shqiptarët e akuzuar për vrasjen e avokatit grek, zbulojnë kush e urdhëroi vrasjen

17:31 | 04/09/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Çfarë thanë në gjyq shqiptarët e akuzuar për vrasjen e avokatit grek, zbulojnë kush e urdhëroi vrasjen

Disa shqiptarë të akuzuar për vrasjen e avokatit të njohur grek Mixalis Zafiropolous kanë dalë sot përpara një trupe gjykuese.

Një nga autorët e vrasjes, Ibrahim Brahimaj, tha se nuk kishte për qëllim që ta vriste avokatin, por thjesht ta plagoste.

“Doja ta plagosja, ta trembja që të jepej mesazhi”.

Brahimaj u munduar më tej që të shfajësonte të akuzuarit e tjerë, Olti Dulce dhe Klodian Lekocaj.

Ai tha se ata nuk kanë lidhje me ngjarjen, pasi urdhrin për të qëlluar avokatin e ka dhënë Arbër Bako, i vrarë pak kohë më parë në një burg grek.

Klodian Lekocaj, nga ana tjetër, tha se nuk ka lidhje me ngjarjen, ndërkohë që sipas tij, avokati ishte fatkeq, pasi plumbi i kapi mëlçinë, duke i marrë jetën.

“Të them që jam qiell i pastër, nuk e them. Por për ato që kam bërë, jam dënuar. Nuk kam lidhje me vrasjen e Zafiropoulos. Bako e përfshiu emrin tim pas shpinës time. Ai i dha urdhër Brahimajt që të trembë Zafiropoulon. Ishte fati i tij i keq që plumbi vajti në mëlçi dhe ai vdiq. Donin të merrnin para nga A. Floro (ish i burgosur për çështjen Energa) përmes Zafiropoulos dhe të merrnin të dhëna nga avokati se ku jetonte Floro”.

Lidhur me tentativën e vrasjes së avokatit Jorgo Antonopoulo, Lekocaj tha se Bako i kishte thënë që urdhrin e kishte dhënë A. Floro.

“Bako më tha se kishin rënë dakord për 100 mijë euro. Urdhrin e kishte dhënë Floro, meqë nuk u bë puna nuk u dhanë as paratë”.

Olti Dulce deklaroi: “Për mua mirë është të dalë e vërteta. Të marrë vesh dhe familja pse dhe si ndodhi. Jo për mua. Unë jam i dënuar, ma shkatërroi jetën Bakua. Për familjarët e tij, ata të gjejnë të vërtetën, të cilën do ta gjeni ju. Jam i fundit që mora vesh se ça ndodhi. Familja e tij ama duhet të marrë vesh të vërtetën. Është gjynah.”-tha Dulçe.

Etiketa: burg grekshqiptaretvrasja e avokatit
Pas

“13 tetori është një datë e rrëzuar”, Salianji flet për zgjedhjet. Ka një sqarim për kritikët e Bashës

Para

Hodhën sende në fushë në sfidën ndaj Tiranës, tifozët e Vllaznisë marrin ndëshkimin drastik nga Komisioni i Disiplinës

Para
Hodhën sende në fushë në sfidën ndaj Tiranës, tifozët e Vllaznisë marrin ndëshkimin drastik nga Komisioni i Disiplinës

Hodhën sende në fushë në sfidën ndaj Tiranës, tifozët e Vllaznisë marrin ndëshkimin drastik nga Komisioni i Disiplinës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Detaje nga ngjarja në Fushë-Krujë, në drejtim të lokalit u qëllua me 15 plumba kallashnikovi

Tiranë/ Akuzohet për ngacmim seksual ndaj një të miture, arrestohet 39-vjeçari

Rrëshen/ Dhunë psikologjike ndaj të atit, arrestohet 60-vjeçari

Të shtëna me armë zjarri drejt një lokali në Fushë Krujë, autori ende i pa identifikuar

Durrës/ Vila me qira kthehet në ambient prostitucioni – 4 shtetase kineze në pranga, një angleze shpallet në kërkim

Lideri Suprem i Iranit me mesazh të ashpër: “Izraeli po ndëshkohet – kjo është vetëm përgjigjja më e vogël ndaj krimeve të tij”

Sot shënohet Dita Botërore e Refugjatëve

Ushtarët izraelitë bëjnë selfie pranë vendit ku ra raketa iraniane, reagime të shumta në rrjete sociale

Sulm masiv në Ukrainë, 14 të plagosur përfshirë tre zjarrfikës

Gaza s’gjen paqe, mbi 100 të vrarë brenda ditësh

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.