Ashtu siç kishte paralajmëruar, Partia Demokratike ka publikuar dokumentat që tregonin se kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku, mandatuar nga zgjedhjet e 30 qershorit,, ështtë arrestuar në flagrancë në Greqi në vitin 2003, për falsifikim monedhash.(Lexo më shumë)
Bardhi gjithashtu solli ndër mend edhe se çfarë kishte thënë më parë kryeministri Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku, të cilët e kanë mbështetur publikisht Agim Kajmakun e Vorës.
“Gimi nuk është doktor shkencash, Gimi është si puna ime. Gimi është kokëfortë, e për kokëfortë jemi një grup i mirë këtu ne”, – shprehej Rama në Vorë.
Ndërkohë edhe Belinda Balluku fliste me lëvdata për kandidatin e Vorës.
“Agim Kajmaku është njëri prej jush dhe ju e njihni mirë. Agim Kajmaku është personi i duhur që duhet votuar”, – shprehej Balluku gjatë hapjes së fushatës për votimet e 30 qershorit.
Kujtojmë se gjatë arrestimit arrestimit të tij në flagrancë nga policia, në janar të vitit 2003, Jorgo Toto atëherë 32 vjeç nuk ka qenë i vetëm. Siç behët e ditur ai ka qenë edhe më dy shqiptarë të tjerë, me Roland Biftari, 28 vjeç dhe Spyros Taho, 42 vjeç.(Lexo më shumë)
(M.Q/Faxweb.al)