Kryeministri Edi Rama teksa ndodhet në Trieste ku po mbahet edhe Samiti i Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit, ka takuar sot homologun e tij maqedonas, Zoran Zaev.
Në përfundim të takimit Rama ka folur shkurtimisht për “Deutsche Welle”. I pyetur se çfarë ishte arritur nga ky takim, Rama u përgjigj me një “hiç” por shtoi se “sa më e fortë Maqedonia, sa më demokratike Maqedonia, sa më e suksesshme Maqedonia, aq më e fortë dhe më e mirë Shqipëria
PRONONCIMI I PLOTË I RAMËS PËR “DW”:
S’ka pas tensione fare midis nesh si shtete por ka pasur tensione të brendshme politike dhe një retorikë deri dhe skandaloze brenda Maqedonisë ku unë nuk dua fare të hy për të bërë komente.
Është shumë e thjeshtë, sa më e fortë Maqedonia, sa më demokratike Maqedonia, sa më e suksesshme Maqedonia, aq më e fortë dhe më e mirë Shqipëria sepse në Maqedoni jetojnë shqiptarë që janë popullsi shtetformuese dhe sa më mirë të jenë ata, aq më mirë jemi ne, aq më e mirë është e ardhmja për të gjithë.
Çfarë u arrit në bisedë?
Jo, hiç. Kemi folur për të ardhmen, s’jemi marrë me të shkuarën dhe kemi diskutuar për hapat që duhet të hedhim për të forcuar marrëdhëniet bilaterale në të gjitha aspektet. Unë i kam bërë edhe njëherë të qartë homologut tim se ne duam suksesin e Maqedonisë në të gjitha aspektet.