Gazetarja e njohur e kulturës Elsa Demo, gjatë diskutimit për projektligjin e Teatrit Kombëtar ka mbajtur një fjalim mjaft të ndjerë përballë deputetëve duke kundërshtuar shembjen e tij.
Në fjalën e saj në Komision, Demo u shpreh se arkitektë të pavaruar kanë agumentuar që ajo godinë mund të rripet e gjitha dhe mund të ribëhet nga e para.
Më tej gazetarja shtoi nëse deputetët nuk i kanë çuar ndonjëherë fëmijët e tyre në Teatër, le ta bëjnë dhe ti pyesin a e duan ata atë gjë.
“Ju lutem mos e shembni atë objekt, ju lutem matuni para se të votoni.”
“Nuk janë artistët që po e mbrojnë Teatrin Kombëtar, janë njerëzit që po e mbrojnë dhe kjo duhet të na lumturojë të gjithëve. Gjatë gjithë këtyre ditëve janë sensibilizuar njerëz që deri dje kanë qenë të fjetur dhe në ka një arritje të madhe është pikërisht kjo. Kam 20 vjet që hy dhe dal aty dhe e kam pjesë të punës time atë Teatër. Kam bërë reportazhe për të denoncuar pikërisht shkatërrimin e ngadaltë të atij Teatri por me shpresën se do të dëgjohen dhe do të rikonstruktohet, por jo që të shembet.
Arkitektë të pavaruar që zëri i tyre është i pavarur, kanë agumentuar që ajo godinë mund të rripet e gjitha dhe mund të ribëhet nga e para.
Ju lutem ai objekt nëse do të ketë atë fund që ju keni paralajmëruar, do ti vijë rradha gjithë ansamblit rreth e rrotull. Çfarë zhvillim do të sjellin kullat, më thoni çfarë zhvillimi?! Ju jeni të paduruar sepse kultura është e avashtë, prandaj ju teksa shihini frutet menjëherë, ju thoni nuk na duhet. Ju lutem mos e shembni atë Teatër! Nëse nuk i keni çuar fëmijët tuaj në Teatër bëjeni dhe pyesin a e duan ata atë gjë?! Ju lutem mos e shembni atë objekt! Ju lutem matuni para se të votoni!”
(M.Q/Faxweb)