Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar pas padisë së bërë nga homologu socialist, Taulant Balla.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Vasili ngre pyetjen: “Ç’hall e çmendi Albkontrollin që ngatërron Ballën me Salianjin!?”, ndërsa shton: “Ky Taulant Balla i kerkon deputetit Ervin Salianji qe t’i drejtohet Albkontrollit qe te marre informacion.
Albkontrolli i partise sqaron se nuk disponon hiç te dhena te ketij lloji.
Po pse cmendet Albkontrolli dhe nuk i drejtohet Balles qe e permendi,por ja fusin kot fare dhe i drejtohen Salianjit qe nuk e zuri fare Albkontrollin me goje,por sistemin TIMS.”
Në vijim ai e quan këtë si idiotësi kolektive të qeverisë.
Postimi i plotë:
Ç’hall e çmendi Albkontrollin që ngatërron Ballën me Salianjin!?
Ky Taulant Balla i kerkon deputetit Ervin Salianji qe t’i drejtohet Albkontrollit qe te marre informacion.
Albkontrolli i partise sqaron se nuk disponon hiç te dhena te ketij lloji.
Po pse cmendet Albkontrolli dhe nuk i drejtohet Balles qe e permendi,por ja fusin kot fare dhe i drejtohen Salianjit qe nuk e zuri fare Albkontrollin me goje,por sistemin TIMS.
Lexojeni vete kete idiotesi kolektive te qeverise.
Ja c’thote Balla:
“Lulzim mjaft e shpërdorove Sali-anjin me shpifje, për udhëtime 18 herë me chartera?. Informacioni është në Albcontrol dhe mund ta merrni. Pse nuk bëni kallzim në Prokurori? Megjithatë faleminderit që po vijon te kontribosh për Fondin e Edukimit. Të hënën padia në gjykatë!
Ja cfare thote Balluku:
#Albcontrol ofron navigimin ajror ne RSH. Albcontrol nuk ka disponuar ndonjehere e as nuk disponon te dhenat e pasagjereve, sepse ky informacion nuk eshte ne tagrin dhe interesin e operimeve qe kryejme. Deputeti Salianji te gjej burim tjeter per vertetesine e deklarates se tij.#
Ja cfare thote Salianji:
“Është fakt që sipas të dhënave të siguruara nëpërmjet sistemit TIMS, që regjistron hyrjet dhe daljet e qytetërëve në pikat kufitare të Shqipërisë, rezulton se:
1) Deputeti socialist Taulant Balla rezulton të ketë udhëtuar jashtë vendit mbi 25 herë me trafikantin e drogës Edmond Bega.”
(B.B/ Faxweb.al)
Discussion about this post