22:04 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

CHAMPIONS: Interi “tregon dhëmbët”, Barça fiton me vështirësi në Çeki

07:54 | 24/10/2019
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
CHAMPIONS: Interi “tregon dhëmbët”, Barça fiton me vështirësi në Çeki

Interi ka mposhtur Borussia Dortmund me rezultatin 2-0 në San Siro. Një fitore e rëndësishme për zikaltrit, që i afrohen Dortmundit dhe aktualisht ndodhet me pikë të barabarta me gjermanët në vendin e tretë. Interi e ka nisur mirë sfidën dhe në minutën e 22’ ka shënuar golin e avantazhit me Lautaro Martinez, i cili kohët e fundit ka treguar një formë fantastike.

Megjithatë, miqtë shtojnë presionin nga minuta në minutë dhe sidomos në pjesën e dytë kanë detyruar vendasit të qëndrojnë shumë mbrapa për të mbrojtur rezultatin. Gjermanët kishin disa mundësi të mira për të barazuar, por Handanovic ka qenë i gatshëm për t’u mohuar golin. Lautaro mund të kishte vendosur ndeshjen më përpara, por ka gabuar penalltinë përpara se Candreva të vuloste fitoren në të 89-ën pas një kundërsulmi të bukur.

Barcelona ka marrë një fitore të vështirë ndaj Slavia Prague në fushën e çekëve me rezultatin 2-1. Ishte një sfidë e luftuar që tregon edhe njëherë se në Champions nuk ka më skuadra të lehta. Leo Messi ka shënuar golin e avantazhit që në minutën e 3’ të takimit.

Ai ka shënuar golin e parë të sezonit në Champions, dhe jo vetëm kaq, ky është i 15-i sezon radhazi që argjentinasi shënon gol në kompeticionin më prestigjioz europian. Me golin në fillim të takimit u duk sikur Barça do të bënte një goleadë, por nuk ishte ashtu. Boril ka barazuar për vendasit pas pushimit dhe autogoli i Olayinka-s i ka dhënë fitoren katalanasve të cilët mbeten në krye të grupit F me 7 pikë./Telesport

Etiketa: fiton interInter
Pas

12 thelpinj hudhra dhe barku juai fryrë do të zhduket menjëherë, dieta që shkrin dhjamin për 1 javë

Para

Pasi flinin si “arixhinjtë”, shtohen ankesat e opozitarëve. Zbulohet kërkesa e Alimadhit për Ruçin

Para
Pasi flinin si “arixhinjtë”, shtohen ankesat e opozitarëve. Zbulohet kërkesa e Alimadhit për Ruçin

Pasi flinin si "arixhinjtë", shtohen ankesat e opozitarëve. Zbulohet kërkesa e Alimadhit për Ruçin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kanadaja kundër Trump, miraton ligjin që përshpejton projektet e ndërtimit të kombit

Surpriza e merkatos, Broja si opsion për ish-trajnerin e Junajtid! Do të pritej nga dy sulmues shqiptarë

Egjipt/ Kamioni përplaset me autobusin, 19 të vdekur

Himarë: Dallgët penguan rikthimin në breg, Policia Kufitare shpëton 16 persona

Kremtohet 25-vjetori meshtarak i ipeshkvit Monsinior Simon Kulli, një prej priftërinjve të parë pas diktaturës

Milan nuk heq dorë nga Jashari, klubi bleg kërkon 50 milionë euro

Pogradec/ 2 mjete përplasen me njëra-tjetrën, 3 persona të plagosur

G7 mbron gjigantët amerikanë: Marrëveshje për shmangien e tatimit të dyfishtë jashtë SHBA për kompanitë shumëkombëshe

Ançeloti vijon punën me Brazilin: Amerika e Jugut, më shumë cilësi sesa Evropa

Aksident në Laprakë! Taksia përplaset me urbanin dhe makinën e policisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.