Janë luajtur sonte dy ndeshje në Ligën e Kampionëve ku Manchester United është përballur në Spanjë ndaj Sevillas dhe Shakhtar ka pritur Romën në Ukrainë.
Ndeshja e parë ndërmjet Sevillas dhe Manchester Unitedit në Ligën e Kampionëve ka përfunduar barazim 0:0.
Spanjollët nga minuta e parë e deri në të fundit ishin skuadër dominuese, por pavarësisht kësaj nuk arritën të shënojnë golin e fitores.Ndeshja e kthimit ndërmjet këtyre dy skuadrave do të zhvillohet pas tre javësh në Old Trafford të Unitedit.
Ndërkohë që Shakhtar Donetsk ka arritur të marë një fitore mjaft të rëndësishme ndaj Romës kur ka aaritur të përmbysë avantazhin e italianëve dhe të fitojë me rezultatin 2-1.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas tre javësh në Olimpico të Romës.
(B.H/Faxweb)