Sot në orën 12:00, UEFA do të hedhë shortin që do të përcaktojë çiftet për fazën e 1/8-ave në Champions League.
Ceremonia e hedhjes së shortit do të zhvillohet në Nion të Zvicrës.
Grupet ndahen në dy vazo, atë të fituesit dhe atë të vendeve të dyta.
Në këtë tur sipas rregullores nuk mund të ndeshen ekipe që janë kualifikuar nga i njëjti grup, as nga i njëjti shtet. Përballjet e para do të luhen në fushën e ekipeve që dalin nga vazot e dyta. Ndeshjet e këtij turi luhen në shkurt dhe mars 2017.
Vendet e para: Arsenal (Group A, ENG), Napoli (B, ITA), Barcelona (C, ESP), Atlético Madrid (D, ESP), Monaco (E, FRA), Borussia Dortmund (F, GER), Leicester City (G, ENG), Juventus (H, ITA )
Vendet e dyta: Paris Saint-Germain (A, FRA), Benfica (B, POR), Manchester City (C, ENG), Bayern München (D, GER), Bayer Leverkusen (E, GER), Real Madrid (F, ESP), Porto (G, POR), Sevilla (H, ESP)
Rivalët e mundshëm
Grupi A
Arsenal si kryesues i grupit A, ka shanse për tu përballur me Benfiken, Bajern Mynih, Bajer Leverkusen, Real Madrid, Porto & Sevija.
PSG si e dyta e grupit A, kundërshtari i mundshëm mund të jetë Napoli, Barcelona, Atletiko Madrid, Borusia Dortmund, LeistëR Siti & Juventus.
Grupi B
Napoli si kryesues i grupit B, mund të ketë si kundërshtar, PSG, Mançester Siti, Bajern Mynih, Bajer Leverkusen, Real Madrid, Porto , Sevija.
Benfika si e dyta e këtij grupi ka mundësi të ketë si kundërshtar, Arsenal, Barcelona, Atletiko Madrid, Monako, Borusia Dortmund, Leistër Siti & Juventus.
Grupi C
Barcelona si kryesuese e Grupit C, mund të ketë kundërshtarë; PSG, Benfika, Bajer Mynih, Bajer Leverkusen, Porto.
Mançester Siti si vendi i dytë mund të ketë kundërshtarë, Napolin, Atletiko Madrid, Monako, Borusia Dortmund & Juventus.
Grupi D
Atletiko Madrid si kryesuese e Grupit D, kundërshtarët e mundshëm: PSG, Benfika, Mançester Siti, Bajer Leverkusen & Porto.
Bajern Mynih si vend i dytë i këtij grupi. Kundërshtarët e mundshëm; Arsenal , Napoli, Barcelona, Monako, Leistër Siti & Juventus.
Grupi E
Monako, si kryesues i grupit E; kundërshtarët e mundshëm; Benfika, Mançester Siti, Bajern Mynih, Real Madrid, Porto & Sevija.
Bajern Leverkusen si vend i dytë në këtë grup; kundërshtarët e mundshëm: Arsenal, Napoli, Barcelona, Atletiko Madrid, Leistër Siti & Juventus.
Grupi F
Dortmund si kryesues i Grupit F; kundërshtarët e mundshëm: PSG, Benfika, Mançester Siti, Porto & Sevija.
Real Madrid si e dyta e këtij grupi; kundërshtarët e mundshëm: Arsenal, Napoli, Monako, Leistër Siti & Juventus.
Grupi G
Leistër Siti si kryesues i grupit G; Kundërshtarët e mundshëm: PSG, Benfika, Bajern Mynih, Bajer Leverkusen, Real Madrid & Sevija.
Porto si vend i dytë i këtij grupi; kundërsharët e mundshëm: Arsenal, Napoli, Barcelona, Atletiko Madrid, Monako, Borusia Dortumd & Juventus.
Grupi H
Juventus si kryesues i Grupit H; kundërshtarët e mundshëm: PSG, Benfika, Mançester Siti, Bajern Mynih, Bajer Leverkusen, Real Madrid & Porto.
Sevija si e dyta në këtë grup; kundërshtarët e mundshëm: Arsenali, Napoli, Monako, Borusia Dortmund & Leistër.