Pas ndeshjes me Manchester United ku triumfoi 1-0 me gol të Moratës u duk se ekipi londinez i Chelsea kishte gjetur formën dhe ishte gati për tu rikthyernë luftën për titull, skuadra e Contes ka zhgënjyer sërish.
Në ndeshjen e sotme ndaj Tottenham blutë e Londrës kanë humbur me rezultatin 1-0, duke marrë një goditje të fortë për sa i përket luftës për titull.
Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi Arnautovic në minutën e gjashtë.
Pas kësaj humbje Chelsea mbetet në vendin e tretë më 32 pikë, ndërkohë që ekipet tjera kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar.
Chelsea ka shfaqur këtë vit problem në sulm por edhe në mbrojtje. Duket sulmuesi Diego Costa po I mungon skuadrës së Contes. (B.H/Faxweb)