08:19 | 08/06/2025

Chelsea nuk e konsideron, Armando Broja ofertë nga klubi i ligës së dytë

Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja kaloi disa muaj jo të suksesshëm në huazim te Everton, ndërsa tani është rikthyer në klubin mëmë, Chelsea. “Blutë e Londrës” nuk e konsiderojnë 23-vjeçarin për të ardhmen dhe e kanë nxjerrë në shitje, teksa për të interes ka edhe nga Southampton, skuadra që u rrëzua nga Premier League sezonin që sapo u mbyll.

Nëse Broja vendos të bashkohet me Southampton, gjë që nuk përjashtohet, ky do ishte një rikthim për të te “Shenjtorët”; pasi ka luajtur me ta në sezonin 2021-22, aty ku edhe ra në sytë e shumë klubeve.

Me Chelsean që e ka nxjerrë në shitje dhe Brojën që po kërkon një strehë, rrugët me Southmpton mund të kryqëzohen sërish dhe mediat në Angli nuk e tregojnë si diçka të pamundur.

Para
 



Të Fundit