Ekipi i Chelsea ka arritur të mposhtë në transfertë me rezultatin 1-3 skuadrën e Huddersfield dhe u është rikthyer fitoreve pas humbjes që pësoi ndaj West Ham në fundjavë.
Për Chelsea shënuan Bakayoko, Willian dhe Pedro, ndërsa për vendësit Depoitre 90+2.
Ekipi I Contes ndodhet në vendin e tretë dhe barazohet me pikë me Manchester United i cili pas humbjes 1-2 ndaj City mbetet në kuotën e 35 pikëve. Ndërsa City ndodhet në vendin e parë me 11 pikë më shumë nga United dhe Chelsea. (B.H/Faxweb)