03:27 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

CIA: Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet amerikane, ndihmuan Trump-in të bëhet president

19:44 | 10/12/2016
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
CIA: Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet amerikane, ndihmuan Trump-in të bëhet president

Agjencia amerikane e inteligjencës e njohur si CIA ka deklaruar se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet Presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ndihmuar kandidatin e Republikanëve, Donald Trump, që të fitojë zgjedhjet presidenciale.

Një raport në “New York Times” thotë se agjencitë kanë “besim të lartë” në përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet amerikane.

Po ashtu, “Washington Post” arrin në të njëjtin përfundim në artikullin e tij.

Prestigjiozja shkruan se CIA ka identifikuar individë që kanë lidhje me qeverinë ruse, të cilët kanë hakuar mesazhet elektronike të kampit Demokrat, mesazhet nga Konventa Nacionale e Demokratëve, përfshirë edhe mesazhet e udhëheqësit të fushatës presidenciale të Hillary Clinton, dhe të gjitha këto ia kanë dërguar WikiLeaks-it.

Këta persona të identifikuar nga CIA, besohet se kanë qenë pjesë e operacionit rus për të ndihmuar Trump-in dhe për të zvogëluar shanset e Clinton-it për të fituar zgjedhjet.

Në tetor të këtij viti, qeveria amerikane ka akuzuar zyrtarisht Rusinë për një fushatë sulmesh kibernetike kundër Partisë Demokratike para zgjedhjeve të tetë nëntorit.

Por presidenti i zgjedhur Donald Trump, i ka mohuar këto akuza duke thënë: “Këta janë të njëjtët persona që thanë se Saddam Husseini kishte armë të shkatërrimit në masë.”

Zyrtarët rus i kanë mohuar gjithashtu këto akuza, ndërsa presidenti akoma në detyrë, Barack Obama ka  urdhëruar këtë të premte një investigim për sulmet kibernetike.

Pas

Disa mënyra si të kurseni baterinë e celularit tuaj (FOTO)

Para

LETRA E PLOTË/ Administratorët e pallateve, Veliaj u shkruan qytetarëve të Tiranës

Para
LETRA E PLOTË/ Administratorët e pallateve, Veliaj u shkruan qytetarëve të Tiranës

LETRA E PLOTË/ Administratorët e pallateve, Veliaj u shkruan qytetarëve të Tiranës

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Republika e Sorosit dhe kartelit” – Berisha zbulon para Amerikës fytyrën e vërtetë të Ramës

Banorët e Ksamilit përballë flakëve, zjarrfikësja s’mund të hyjë nga mungesa e rrugëve

Fotografi rus Grigory Skvortsov dënohet me 16 vjet burg për tradhti ndaj shtetit

Ministri izraelit i mbrojtjes: Sulmet shkatërruan kapacitetet bërthamore iraniane, materiali duhet dorëzuar

Me 71 vota pro dhe 4 abstenim Kuvendi miratoi ditën e sotme ndryshimet në ligjin për sportin.

Erdogan i dërgon mesazh të fortë NATO-s: Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit duhet të jetë përhershëm

Skandal në Ibiza: Futbollisti anglez godet aksidentalisht gruan me karrige

“Prano armëpushimin, ose do të vijmë”: Paralajmërimi amerikan që detyroi Khamenein të tërhiqej

249-vjetori i Pavarësisë së SHBA, E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn: Jemi me fat të kemi Aleatë si Shqipëria!

Tel Avivi mohon përfshirjen në ndonjë plan për eliminimin e Khameneit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.