Kreu i CIA-s i ka transmetuar presidentit të zgjedhur Donald Trump informacionin kompromentues të zyrtarëve të Kremlinit, të cilët pretendojnë se kanë në dorë “pretendime dhe veprime poshtëruese të Trumpit në një hotel në Moskë”.
Bëhet fjalë për një koleksion shkresash me shkrim, gjatë një periudhe prej 5 vitesh. CIA bëri me dije gjatë së martës se një përmbledhje pre dy faqesh e raportit iu dorëzua Obamës dhe Trumpit.
Thuhet se në vitin 2013, Donald Trump ka qenë në Moskë bashkë me “Miss Univers”. Në dokumentin që iu dorëzua Trumpit pretendoheshin dyshimet se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale amerikane, sipas shtypit amerikan, që i referohet burimeve të paidentifikuara, por me njohuri nga informacioni që iu dha presidentit të zgjedhur.
Menjëherë pas këtyre deklaratave, nuk ka vonuar përgjigja e presidentit të ri të SHBA-ve. Ai qortoi “gjuetinë e shtrigave” dhe i cilësoi këto akuza si të pabaza.
“Lajm jo i vërtetë. Një gjueti shtrigash politike”, shkroi ai në “Twitter”. (XH.A/SHUPLAKA)