David dhe Victoria Beckham dëshirojnë të ndërtojnë një kabinë për rojet në shtëpinë e tyre në Cotswolds, por me sa duket kjo gjë nuk ju pëlqen fqinjëve të tyre.
Çifti kanë bërë kërkesë për ndërtimin e një kabine për dy roje e sigurisë gjatë gjithë hyrjes, por fqinjët në enklavën e sipërme të Oxfordshire besojnë se kjo gjë do të shkatërronte ambientin e fshatit piktoresk dhe kanë kundërshtuar veprat e fundit të ndërtimit.
John Walsby, pohoi se përpjekjet e fundit të Beckhams ishin “krejtësisht jashtë mase” me zonën.
“Fermat dhe ndërtesat bujqësore nuk kanë porta dhe kasolle të sigurisë”.
Plani gjithashtu përfshinë një tunel largimi nëntokësor, sipas dokumenteve që janë paraqitur pranë zyrtarëve.
Në propozimet e tyre, David dhe Victoria pohuan se kabina do të “përmirësonte sigurinë për banorët” të rezidencës dhe bazave përreth saj.
Kujtojmë se David dhe Victoria kanë qenë duke kaluar periudhën e pandemisë në shtëpinë e tyre në Cotsëolds me tre fëmijët e tyre, Romeo, Cruz, dhe Harper.
Planet e Beckhams për sigurin e shtëpisë vijnë pasi disa futbollistë kanë ndërmarr hapa të për të mbrojtur shtëpitë e tyre.