Kryeministri Edi Rama ka publikuar foton e çiftit të moshuar nga Korça tëq cilët prej disa ditësh luftonin në spital me visurin COVID-19 ndërsa ditën e sotme janë kthyer të kuruar në banesën e tyre.
“? LAJM I MIRË: NËNË SANIJA DHE GJYSH IZEDINI, ÇIFTI I TE MOSHUARVE NGA KORÇA, PLOT 78 DHE 79 VJEÇ, U SHËRUAN?”, shkruan Rama përkrah fotos.
Dy të moshurati që sot lanë spitalin, janë komshinj të çiftit të parë të prekur me COVID-19 në qytetin e Korçës.
Ka qenë 70-vjeçarja e para e cila është prekur dhe më pas është rënduar edhe gjendja shëndetësore e bashkëshortit të saj ku pasi ka kryer analizat ka rezultuar edhe ai me COVID-19.
Mësohet se çifti i moshuar i bashkëshortëve, është infektuar nga mbesa e tyre e cila ishte kthyer më 8 mars nga Italia ndërsa sipas mjekëve mbesa ka rezultuar negative me testin dhe nuk ka probleme me shëndetin
Ndërkaq pas konfirmimit familjarët e tyre dhe personat e kontaktit u vetëizoluan për 2 javët e në vijim.
(F.GJ/FAXWEB.AL)