Një çift nga Australia është përballur me një situatë të çuditshme dhe të rrezikshme teksa janë kthyer në banesën e tyre. Në dhomën e tyre të gjumit ata kanë gjetur një “mik të paftuar”, një djalë të zhveshur në shtratin e tyre.
Po kështu 20‐vjeçari mbante një thikë me vete dhe ka tentuar t’i kërcënonte. Nga kjo ngjarje nuk ka të lënduar. Burri i shokuar nga kjo ngjarje ka mundur të filmojë një sekuencë të ngjarjes dhe më pas ka lajmëruar policinë e cila ka bërë të mundur dhe arrestmin e djalit misterioz dhe të rrezikshëm. Kjo video është publikuar në Youtube dhe ka marrë shumë reagaime. (J.V/Shuplaka)
https://www.youtube.com/watch?v=FJW-1vNQoP4