Princi Louis dhe Princesha Tessy e Luksemburgut kanë firmosur sot në Londër, dokumentat e divorcit.
“Daily Mail” shkruan se sipas informacioneve të marra nga Gjykata Qendrore Familjare, shkak për divorcin ishte bërë sjellja e “paarsyeshme” e princit. Çifti mbretëror nuk ishin të pranishëm në Gjykatë, pavarësisht se që të dy jetojnë në Londër.
Në dokumentet e divorcit, ndodhet edhe një deklaratë e princeshës Tessy, e cila deklaron se martesa e tyre ka marrë fund për shkak se sjellja e “paarsyeshme” e princit vazhdon ende, megjithatë nuk bënë me dije se çfarë përfshin kjo “sjellje e paarsyeshme”.
Louis dhe Tessy u martuan në Pallatin e Madh të Dukës në Luksemburg, në shtator të vitit 2006. Ata kanë edhe dy djem, Princi Gabriel, dhjetë vjeç, dhe Princi Noah, nëntë vjeç.(D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1174″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]