Janë zbuluar detaje të reja për vrasjen e ciftit të homoseksualëve në Maltë, ku autorët e dyshuar në krim janë shqiptari Daniel Muka dhe bashkëpuëtori i tij Viktor Drogmanski nga Maqedonia e Veriut (Lexo). Pista kryesore e hetimit mbetet vjedhja në shtëpinë e Chris Pandolfinos dhe Ivor Maciejowskit.
Inspektori i policisë James Grech dëshmoi sot për hetimin që çoi në identifikimin e të dyshuarve për vrasjen dhe arrestimin përfundimtar të Mukës në një apartament të braktisur në Floriana. Grech tha që Muka kishte vendosur një zinxhir floriri në qafë, të ngjashëm me atë të Pandolfinos.
Grech tha se Pandolfino u gjet i vdekur afër hyrjes, i veshur vetëm me të brendshme, ndërsa viktima tjetër u gjet në katin e sipërm. Pandolfino kishte ende një nga gjerdanët prej ari dhe disa varëse ishin shpërndarë në dysheme. Në përshkrimin e tij, Grech tha se Muka i kishte rënë ziles dhe ishte Pandolfino ai që u shfaq dhe tentoi ta mbyllte derën, por përfundoi duke u përleshur me shqiptarin.
Kur u fut së bashku me maqedonasin dhe një tjetër bashkëpunëtor që është ende në kërkim, Pandolfino u qëllua pesë herë ndërsa i dashuri i tij u qëllua një herë në kokë dhe mbeti i vdekur në vend. Pamjet e kamerave të sigurisë gjurmuan makinën e arratisjes deri në parkun e makinave në Spitalin “St Luke” në Pieta. Në pamjet filmike, u kap njëri prej tyre duke pritur në një stacion autobusi, ndërsa një tjetër hyri në një dyqan për të kërkuar një fjalëkalim Ëifi.
Të tre burrat më pas morën një taksi. Sipas pamjeve të kamerave, vrasësit hynë në pronë në orën 10:19, vetëm nëntë minuta pasi Pandolfino kishte hyrë në shtëpinë e tij. Të tre burrat u larguan nga ndërtesa në 10:23, duke kaluar gjithsej katër minuta brenda rezidencës.
Ata u larguan me një automjet tip VW Tiguan të bardhë, i cili kishte targat e vjedhura por policia arriti të gjente shenjat e gishtave të Mukës në makinë. “ADN-ja në një këmishë blu në bagazhin e mjetit përputhej si me viktimat, ashtu edhe me Mukën,” dëshmoi Grech.
Kujtojmë se vrasja e ciftit të homoseksualëve ndodhi më 18 gusht në Sliema të Maltës. (A.M/Faxweb.al)