Personi i dytë që është árrèstuar për vrásjèn e ciftit homòs*ksual në Maltë është identifikuar si Viktor Dragomanski. Ai është 36 vjeç, me kombësi nga Maqedonia e Veriut dhe punonte si roje sigurie për një kompani private. Dyshohet se Dragomanski bashkëpunoi me shqiptarin Daniel Muka për të marrë jetën e Christian Pandlfino dhe Ivor Maciejowski.
Dragomanski ákuzòhet për vrásjèn e çiftit më 18 gusht, vjèdhje, zhvátje, mbajtje të ármëve dhe për një sërë veprash të tjera. I ákùzuari, me shenja të kuqe në ballë, u mbështet mbi duart e tij në tavolinën përpara tij, ndërsa gjykáta i bëri pyetjet fillestare.
Kur u pyet se cili ishte profesioni i tij, u përgjigj: “Nuk punoj”, duke shtuar se është i pafájshëm.
Ndërkohë është marrë një pyetje edhe një maltez pasi dyshohet se po ndihmonte Mukën të fshihej para arrestimit. Arrèstimi i tyre erdhi një javë pas vrásjes së Chris Pandolfino, 58 vjeç, dhe Ivor Maciejowski, 30 vjeç. Çifti homòs*ksual u vrá në shtëpinë e tyre për arsye ende të panjohura.(A.M/Faxweb.al)