Prej kohësh, Blero dhe Afrona kanë deklaruar se janë në pritje të nisjes së bashkëjetesës së tyre në një shtëpi të re.
Pas disa viteve lidhjeje në distancë, këngëtari dhe modelja e njohur kanë vendosur, më në fund, të bashkohen e të nisin jetën në një shtëpi.
Siç ka mësuar Prive, Blero dhe Afrona e kanë gati shtëpinë e tyre në periferi të Prishtinës. Me një sipërfaqe prej 275 metër katrorësh, shtëpia e re e çiftit të njohur kushton plot 350 mijë euro.
Por duhet akoma koha derisa shtëpia të bëhet e banueshme. Mobiliet e shtëpisë, Blero dhe Afrona kanë menduar t’i blejnë në Europë.
Discussion about this post