Durim e Suada Hadri bashkëshortë, nga Prizreni janë gjetur të vrarë me armë zjarri mëngjesin e kësaj të mërkure. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Avni Kabashi” ndërsa policia është njoftuar rreth orës 10.30 minuta nga një dëshmitarë.
Çifti Hadri janë të moshës 60 –të dhe 55 vjeç , banorë resident të kësaj lagje , ndërsa jetonin në Suedi tek fëmijët. Ato ishin kthyer në Kosovë me datën 20 Janar. Deri më tani nuk dihen motivet e këtij krimi të rëndë, bën të ditur policia.
Sipas dyshimeve të para të Prokurorisë, në trupat e viktimave janë vërejtur plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Gjatë shqyrtimit në vendin e ngjarjes, është gjetur një armë e zjarrit – pistoletë, për të cilën dyshohet se mund të jetë arma me të cilën është kryer vepra penale. Të dy janë goditur në kokë, ndërkohë që burime policore bëjnë me dije se nuk kemi të bëjmë me vetëvrajse.
Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë të viktimave janë dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.