11:24 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Cikalleshi: “Do të vijë edhe momenti im”

15:28 | 04/11/2016
në Sport, Te Fundit
0

Sokol Cikalleshi po kalon momentin më të keq të karrierës së tij, sepse ka disa javë që nuk është aktivizuar me klubin e tij Bashakshehir i cili është në vendin e parë në Turqi. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare kishte shënuar 13 gola edhe pse kishte luajtur vetem 15 ndeshje. Ishte vetëm sezoni i parë në Stamboll dhe detyrimisht që ambientimi me ekipin kërkonte kohën e vet, dhe për këtë arsye pritej një shpërthim i kavajasit, por kjo gjë nuk ndodhi. Por ky mosaktivizim nuk e shqetëson farë Cikalleshin i cili në një intervistë për “ Sport Ekspres” ai u shpreh se :

“Në të vërtetë, nuk ka asgjë për t’u alarmuar. Të luash në këto nivele dhe mbi të gjitha në një klub si Bashakshehiri nuk është aspak e lehtë. Ka shumë presion dhe niveli i futbollit është shumë i lartë. Mos të harrojmë që Bashakshehiri është në krye të kampionatit turk dhe kjo tregon qartë çfarë niveli ka kjo skuadër. Sulmuesit e tjerë kanë shënuar dhe për këtë arsye po luajnë rregullisht, por kjo nuk do të jetë diçka afatgjatë”.

Gjithashtu ai foli edhe për aktivizimin e pakët në Kombëtare dhe se nuk do  ndihej aspak i mërzitur nësë do lihej jashtë për ndeshjen me Izraelin sepse ka kush e zëvendëson:

“Në të vërtetë, jam shumë i qetë në këtë drejtim, sepse sulmi i Kombëtares është në duar të sigurta. Lojtarë si Balaj e Roshi, për shembull, janë në formë të shkëlqyer, ndaj gjithçka është OK, edhe nëse nuk grumbullohem unë. Për ndeshjen me Izraelin nuk i druhem mosgrumbullimit, ai është vendim që i përket trajnerit, por unë i siguroj të gjithë se do të kthehem në nivelin tim të zakonshëm, edhe më i fortë se më parë”.

Ndërsa përsa i përket të ardhmes Cikalleshi është shprehur se nuk ka ndërmend  të lëvizi nga Bashakshehiri sepse do vijë edhe momenti i tij:

“ Jo, në asnjë moment nuk e kam menduar largimin. Në futboll duhet shumë punë dhe besim në vetvete, duke pranuar edhe ulje-ngritjet, që janë normale. I fortë është ai që i përballon këto luhatje dhe kthehet sërish aty ku duhet. Unë di të them vetëm që së shpejti do të ketë lëvizje për mua, por jo në nivel klubi, vetëm në minutazh. Do të vijë shumë shpejt momenti im”.

Etiketa: sokol cikalleshi
Pas

Fotolajm/ Banorët e Kutes në Mallakastër bllokojnë rrugën, protestojnë kundër HEC-it në Vjosë

Para

Foto/ Djali 3 vjeçar i Michael Bublé diagnostikohet me kancer: “Jemi të shkatërruar”

Para

Foto/ Djali 3 vjeçar i Michael Bublé diagnostikohet me kancer: “Jemi të shkatërruar”

 



Të Fundit

Sulmi rus që la pas 12 të vdekur në Ukrainë, Zelensky: Heshtja e Amerikës dhe ndërkombëtarëve po e inkurajojnë Putinin

Mes tensioneve politike, mbahen sot zgjedhjet presidenciale në Venezuelë

Operacioni “Enigma” ku u vu në pranga Xhevdet Plaku dhe 6 të tjerë! Nën masa të larta sigurie, të arrestuarit mbërrijnë në gjykatën e Durrësit

Çështja e migracionit, Këshilli i Europës: Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut të mos vihet nën presion politik!

Shkodër/Kapet 31-vjeçari i shpallur në kërkim për disa vepra penale, dyshohet se është përfshirë në një konflikt për parkim

Dibër/Finalizohet operacioni “Përsëritësi”.Arrestohet 32-vjeçari që vodhi çantën me para, i dënuar më parë për të njëjtën vepër.

Zjarrfikësit marrin masa shtesë për zjarret e verës në Gjirokastër

Në kërkim për rrahjen e Vladimir Puçit, arrestohet Arlind Kajoshi në Shkodër

KOLUMBI/ Të paktë 10 viktima prej aksidentit që përfshiu studentët e një kolegji

Fier/Tentuan të vrisnin me sopatë një 58-vjeçar pas një konflikti banal, arrestohet njëri nga autorët, tjetri në kërkim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.