Një aksident është shënuar në Kurbin ku Faxeb.al mëson se Elson Hysa 28 vjeç nga fshati Babrru i Tiranës teksa udhëtonte me biçikletë ka humbur kontrollin dhe është përplasur në një shtyllë anës rrugës në Sanxhak të Kurbinit.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit e Laçit të cilët kanë njoftuar dhe urgjencën e spitalit të këtij qyteti.Situata e rëndë e 28-vjeçarit ka bërë që të merret vendimi për transportimin e tij drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Ekspertët e policisë sëKurbinit kanë mbërritur në vendngjarje për të zbardhur shkaqet aksidentit të ndodhur pak minuta më parë në Sanxhak.
(F.GJ/FAXWEB.AL)